Ilaç i ri që ndalon thinjen

Është zbuluar medikamenti i ri që ndalon thinjen e flokëve.

Ekspertët e firmës L’Oreal kanë bërë të ditur se nëse ilaçi do të merret çdo ditë do të bëjë që flokët tuaj të mos ndryshojnë kurrë ngjyrën e tyre natyrale.

Gjithashtu ata premtojnë se medikamenti nuk do të jetë i shtrenjtë dhe do të jetë tërësisht natyral sepse ka në përbërje një ekstrakt frutor.

Bruno Bernard, shefi i L’Oreal për flokët, theksoi: “Njerëzit duhet të marrin pilulën përditë dhe medikamenti funksionon sa nuk janë zbardhur flokët.”

L’Oreal ka më shumë se një dekadë që po punon për këtë ilaç dhe ka bërë të ditur se nuk do të jetë i disponueshëm deri në vitin 2015.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni