“Opozita në Komunën e Bujanocit po bënë gjithçka ç’është e mundur për ta shpërbërë koalicionin qeverisës në komunën e Bujanocit…”, ka deklaruar sot për agjen cinë informative kombëtare kryetari i kuvendit komunal të Buajnocit z.Hajredin Hyda,

Bujanoc,22 shtator

 

Sipas burimeve tona, organet më të larta të opozitës shqiptare  PVD-së dhe  dhe LPD-së,  bashkë me shefin e KKSH-së Galip Beqirin dhe ate të Këshillit, Belgzim Kamberin…gjegjësisht liderët e këtyre subjekteve kanë zhvilluar aktivitet të denjë në   formimin e koalicionit të ri qeverisës në komunë e Bujanocit. Këto burime bëjnë të ditur se në takimin e djeshëm që është mbajtur në Vranjë, kanë marrë pjesë edhe dy këshilltarët e SPS në koalicionin aktual qeverisës. Përkitazi me këto përpjekje, koalicioni aktual deklaron se Kuvendi është dhe do të mbetet edhe më stabil dhe hedhin poshtë çdo përpjekje për destabilizim të gjendjes ne komunën e Buajnocit.

Përkitazi me këto aktivitete,koalicioni qverisës sot iu është përgjigjur opozitës me një takim urgjent ku ka diskutuar reth gjendjes më të re të krijuar në Kuvendin komunal të Bujanocit.Nga takimi i sotëm,koalicioni ka dalë me një komunikatë në të cilën thuhet se dezinformata, se koalicioni qeverisës në komunën e Bujanocit është shpërbërë dhe se pritet një koalicion i ri, nuk qëndron aspak, këtë e konfirmuan sot përfaqësuesit e koalicionit qeverisës.

Iniciativat e fundit të opozitës përmes takimeve të fshehta në Vranjë me subjekte politike serbe për ta shpartalluar pushtetin lokal të Buajnocit edhe njëherë dështuan, ndërkohë që koalicioni qeverisës edhe më tej mbetet stabil dhe i paluhatshëm. Kryetari i komunës së Buajnocit Mr. Nagip Arifi, pas takimit me partnerët e koalicionit u shpreh se, “koalicioni i nënshkruar në fillim të qershorit është stabil dhe qeverisja lokale do të vazhdojë sipas marrëveshjes” është shprehur Arifi duke shtuar se, anëtarët e koalicionit edhe gjatë takimit të sotëm dëshmuan se koalicioni nuk është i rrezikuar, përkundrazi koalicioni aktual është gati të zgjerohet” Arifi gjithashtu ka potencuar se koalicioni ëhstë i hapur edhe për subjekte politike të cilat ia dojnë të mirën komunës së Buajnocit.

Nga ana tjetër edhe dr. Stojança Arsiç, e ka konfimruar lajmin se koalicioni qeverisës pjesë e së cilit është edhe vet si grup i qytetarëve me 5 këshilltarë në asamblenë komunale, se koalicioni aktual është i paluhatshëm dhe stabil.

“I kemi pare së në opinion i kanë plasuar disa dezinformata, që është shpërbërë koalicioni gjatë ditëve të kaluara, por ky koalicion që aktualisht është duke qeverisur komunën e Buajnocit, funksionon sipas marrveshjes së arritur dhe është duke u rrespektuar në të gjitha aspektet dhe nuk ka arsyeje që të prishet ky koalicion” ka thënë Arsiq, koalicioni funksionon sipas marrveshjes së arritur dhe është duke u rrespektuar në të gjitha aspektet dhe nuk ka arsyeje që të prishet ky koalicion” ka thënë Arsiç duke konfirmuar se koalicioni është stabil dhe nuk kemi asnjë arsye që ti ndrrojmë partnerët e koalicionit por vetëm ti rrisim ata.

Edhe partia e SPS e cila ka përfaqësuesit e vet në asamblenë komunale të Bujanocit, e ka konkfimruar lajmin për mos luhatjen e kolaicionit aktual.

Bozhidar Angjellkoviç pas takimit të sotëm në kabinetin e kryetarit të komunës, është shprehur se, ”tek ne nuk ka asnjë ndërhyrje nga lart për prishje të koalicionit dhe un jamë mëse i bindur se ky koalicion është stabil dhe jemi të hapur edhe për subjektet tjera që do të thotë zgjerim të koalicion, asesi për shpërbërje” këtë qëndrim e mbanë edhe përfaqësuesi i URS-së, Zoran Antiç, i cili deklaroi se, “nuk dua ti komentojë deklaratat e Daçiçit, por një e di se me subjektet politike me të cilat janë në opozitë ne kemi patur bisedime qysh në fillim, para arritjes së koalicionit aktual, por kërkesat e tyre as që i ofrohen realitetit për një bashkqeverisje dhe koalicioni aktual lirisht mund të them se ëhstë stabil dhe marrëveshja është duke u respektuar në të gjitha aspektet” me këtë koalicion sipas Antiçit, popullata serbe ka marrë aq sa i ka takuar sipas përbërjes së popullatës dhe në këtë mënyrë mendoj është mund të ruhet një stabilitet politik” Subjektet politike shqiptare që janë në opozitë deri më tash asnjëherë nuk kanë dashur të bisedojnë me Partinë Demokratike, edhe pse kanë pasuur disa ftesa zyrtare, ndërkohë që kanë zhvilluar një sërë takimesh me subjektet politike serbe, me të vetmin qëllim shpërbërjen e pushtetit lokal.

                                               Avni Jusufi

SHPËRNDAJE