Henry: Arsenali mund ta fitojë titullin

(AIK-Presheva Jone)

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, iu ka thënë ish-bashkëlojtarëve të tij se ata mund ta fitojnë ligën këtë sezon.
Henry është rikthyer në New York pasi kaloi një muaj duke u stërvitur me Arsenalin në përgatitje për para-sezon me New York Red Bulls.
“Arsenali mund ta bëjë këtë sezon. Jam i sigurt në këtë – ata mund ta fitojnë titullin. Ata vetëm duhet të besojnë – e vetmja gjë që mungon është ai vetëbesimi, pasi gjithçka tjetër është në vend”.
“Jam stërvitur me ta, dhe intensiteti, aftësia dhe dëshira, të gjitha janë aty. E gjithë çfarë mungon është besimi se mund ta bëni atë. Askush nuk luan atë lloj futbolli të cilin ata janë në gjendje ta tregojnë, andaj ata janë shumë afër për ta fituar ligën sërish”, ka thënë Henry.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni