Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtmez. Edmond Haxhinasto ndodhet për vizitë dyditore në Bruksel ku po merr pjesë në punimet e Ministerialit të NATO-s.

Gjatë punimeve të këtij Ministeriali, Ministri Haxhinasto është takuar me Sekretaren Amerikane të Shtetit, znj. Hillari Klinton. z. Haxhinasto i ka përsëritur zonjës Klinton ftesën për të vizituar Tiranën. Zonja Klinton ka premtuar se në gjysmën e dytë të vitit 2012 do jetë për vizitë në Tiranë, raporton noa.al.

Në këtë takim të NATO-s po diskutohen tema që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë; si Afganistani por edhe çështje të tjera si Paketa e mbrojtjes së Aleancës, partneritetet e Aleancës me shtete të tjera etj.

Ky samit është përgatitor dhe mbahet para Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Aleancës, që do të zhvillohet në Çikago, më 20-21 maj 2012. Në samitin e Çikagos krerët e shteteve dhe qeverive do të marrin vendime lidhur me të ardhmen e forcave të Aleancës deri në 2020. e.t/noa.al

SHPËRNDAJE