Hapet xhamia e parë me minare në Kiev

Shejh Ahmad Tamim, myftiu i madh i Ukrainës në fjalën e tij përshëndetëse i emocionuar, tha se muslimanët e Kievës ka një shekull që kanë pritur për ndërtimin e një xhamie me minare.

Me një ceremoni madhështore sot është hapur xhamia e parë me minare në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Xhamia ‘Er Rahma’ ka filluar të ndërtohet në vitin 1994.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë autoritete të larta fetare dhe politike të Ukrainës, njofton ”irib”.

Shejh Ahmad Tamim, myftiu i madh i Ukrainës në fjalën e tij përshëndetëse i emocionuar, tha se muslimanët e Kievës ka një shekull që kanë pritur për ndërtimin e një xhamie me minare.

“Kjo nuk do të funksionojë vetëm si xhami, por në të njëjtën kohë do të jetë edhe një qendër arsimore për muslimanët dhe dyert e saj do të jenë të hapura për të gjithë. Dua të theksoj se dyert tona do të jenë të hapura për ata që besojnë dhe nuk besojnë’, shtoi Shejh Ahmad Tamim./fri/


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni