Tesktet ne  mësimi në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në komunat e Bujanovcit dhe Preshevës. Shqiptarët e rinj nga këto komuna në jug të Serbisë, janë viktima shumëvjeçarë të diskriminimit të shkaktuar me mosekzistimin e librave mësimi dhe programeve adekuate në gjuhen shqipe.

                                            

Preshevë,3 shtator

Sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Preshevës ka filluar mësimi në shkollat fillore ashtu edhe në ate të mesme në këtë rajon. Në këtë vit shkollor, përkatësisht 2012-2013,mësimet në shkollat fillore dhe në dy ato të mesme në Gjimnazin “Skënderbeu” dhe në shkollën teknike “Presheva” në Preshevë mësimin e kanë filluar mbi 7000 nxënës. Mësimi ka filluar në kushte normale, me ndonjëpërjashtim në shkollën fillore në Preshevë,ku është rinovuar objekti shkollor dhe shih për këtë,edhe pse janë krijuar kushtet elementare ku nxënësit janë futur në lokalet e shkollës ende ka mbnetur përsosje e lokaleve të shkollës.Shih për këtë ekzistonte dilema që udhëheqësit e kësaj shkolle të kërkojnë leje për shkurtimin e orëve derisa të krijohen kushtet normale për zhvillimin e procesit të suksesshëm edukativo arsimor.Shikuar në tërësi.zili i parë i shkollës në orën 8 i gëzoi më së shumti nxënësit e shkollave fillore respektivisht ata të klasës së parë ku do të takohen me mësuesin e imagjinuar të tyre dhe me shkollën. Ndryshe,edhe në kët vit shkollor.do të ketë probleme me tekstete shkollore në disa lënë.Avni jusufi

 

Problematikën e fillimit të mbarë të mësimit në shkollat shqipe në Luginë të Preshevës e kanë dikutuar dhe kanë shprehurit shqetësimet e tyre edhe të rinjt nga Presheva e Bujanocit të cilët me një kërkesë drejtuadrejtur organeve më të larta shoqërore kanë kërkuar përmirësimin e arsimit shqip në Luginë të Preshdvës.Përkitazi me këtë,ne kontaktuam me këtë organizatë dhe shih për këtë,ata na deklaruan dhe shkoqitën kërkesat e tyre”,ku theksuan:

Kërkesën për Ministrinë e Arsimit – të mundësohen kushtet themelore për shkollim në Bujanovc dhe Preshevë dhe shtuan se :

 

 

 

“Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut e thirr Ministrinë e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik ta vendosë sistematikisht zgjidhjen e problemeve të pothuajse mosekzistimit total të librave mësimi në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në komunat e Bujanovcit dhe Preshevës. Shqiptarët e rinj nga këto komuna në jug të Serbisë, janë viktima shumëvjeçarë të diskriminimit të shkaktuar me mosekzistimin e librave mësimi dhe programeve adekuate në gjuhen shqipe.

 

Derisa ditëve të fundit arrijnë informacionet e librave mësimi falas për nxënësit nga klasa e pare deri në klasën e katërt të shkollave fillore në territorin e Serbisë, e librave falas dhe mjeteve shkollore për nxënësit e klasës së pare në Beograd, të kujdesive ditor të zgjeruar dhe video mbikëqyrjeve në shkollat fillore të Beogradit të lidhura me policinë, rikujtojmë se në një krahinë të Serbisë shkollohen nxënësit të cilët nuk kanë mundësi për kushte paraprake themelore për edukim, me falënderimin e moskokëçarjes shumëvjeçare të shtetit.

 

Në Bujanovc, në gjashtë shkolla fillore dhe një shkollë të mesme, më shumë se 6000 nxënës të hënën do të nisen në mësime gati pa asnjë libër mësimi i cili iu përshtatet standardeve dhe programeve të cilët janë duke u përgatitur në të gjitha shkollat e tjera në Serbi. Situata e njëjtë është edhe në tetë shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme në Preshevë, në të cilat shkollohen më shumë se 7000 nxënës.

 

Gjatë vitit shkollor të kaluar, ivetmi libër mësimi të cilin e kishin nxënësit e klasës së pare në jugun e Serbisë ishti Abetarja, ndërsa nxënësve të klasave të tjera, përveç librave të gjuhës, nuk u është siguruar asnjë tjetër libër. Sipas të dhënave të Këshillit kombëtar të shqiptarëve në Serbi, për mirëmbajtjen e mësimeve të papenguar, nevojiten rreth 100 libra mësimi për shkollat fillore dhe rreth 400 libra mësimi për shkollat e mesme të të gjithë drejtimeve.

 

“Unë librat i marr nga nxënësit të cilët e kanë mbaruar klasën para meje dhe ato janë kryesisht libra shumë të vjetra, që nga koha kur i kemi marr nga Kosova. I marrim hua nga fëmijët nga klasat e tjera të cilet janë menaxhuar dhe  kanë gjetur disa libra. E marr librin për një mësim, dhe pastaj ua kthej shokëve”, shpjegon Altina Boriqi, nxënësja e klasës së katërt të gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë. Ajo thotë se kryesisht të gjithë nxënësit i kanë librat për gjuhe (shqip, serbisht, anglisht, frëngjisht) të shtypur në Serbi, por nxënësit e shkollës së saj shpesh ballafaqohen dhe me problem që kur i marrin librat mësimi nga gjeneratat e më hershme ata libra nuk mund t’i përdorin sepse ndërkohë programet janë vjetërsuar. “Vitin e kaluar e kasha librin e matematikës, por fizikën na diktojshin profesorët, dhe mësonim nga shënimet tona”, thotë Altina e cila një ditë para nisjes në shkollë nuk e ka blere asnjë libër mësimi për vitin e ri shkollor.

 

Kastriot Jakupi, profesori i Kushtetutes dhe drejtave civile në gjimnazin e Bujanovcit “Sezai Surroi” punon me planin dhe programin e Republikës së Serbisë, por nuk e ka librin e mësimit për lëndën e vet: “Për tema të përgjithshme të cilat i përpunojme në mësim vet e gjej literaturen. I marr testet nga librat të cilët i kam përdorur gjatë studimeve në  Fakultetin juridik në Prishtinë, dhe nxënësve ua diktoj gjërat më të rëndësishme të cilat më vonë ata i mësojnë. Për njësitë arsimore të cilat janë konkretisht në lidhje me urdhëren ligjore të Serbisë, i përdori dorëshkrimet të cilat ose i bëj vet ose i kanë përgatitur kolegët më të vjetër më herët duke e përkthyer materialin nga serbishtja.”

 

Nxënësit nga jugu i Serbisë e kanë problemin shumëvjeçar të mosegzistimit të librave mësimi në shqipen. Deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, nxënëxit e shkollave fillore dhe të mesme i kanë përodrur librat nga Kosova. Që nga viti 2008, importimi nga Kosova është i ndaluar dhe në Serbi nuk ka egzistuar menyra legale që të sigurohen librat mësimi në gjuhën shqipe.

 

Në zgjidhjen e problemit të mosegzistimit të librave mësimi në shqipen, që nga krijjimi i tij në vitin 2010, ka punuar Këshilli kombëtar i Shqiptarëve në bashkëpunim më Trupin koordinues të Qeverisë së  Republikës së Serbisë për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Vitin e kaluar shkollor, Abetarja për klasën e pare është importuar nga Shqipërija. Momentalisht, në process është sigurimi i 49 librave mësimi për shkollë fillore, të cilët duhet të jenë në dispozicion në javët e ardhshme.

 

“Shtatë libra mësimi gjenden në procedure, do më thënë pritet miratimi nga Ministria e arsimit. Fjala është për matematikë për klasat e ulëta të shkollës fillore, autori i të cilit është nga Presheva, si dhe për libra mësimi për gjuhën shqipe, për klasat e larta të cilet janë importuar nga Shqipëria”, thotë Zejni Fejzullahu, kryetari i Komisionit për edukimin parashkollor, shkollor dhe mesatar, në Këshillin kombëtar dhe shton se janë investuar përpjekjet e mëdha që të zgjidhen problemet e librave mësimi në gjuhën shqipe sa më pare. “Librat sikur fizikë, edukimi teknik dhe informatik, si dhe informatikë, janë përkthyer nga serbishtja, biologjinë dhe kiminë i kanë shkruar autorët nga shoqëria lokale. Një numer i librave është importuar nga Shqipëria, por ata libra këkojnë rregullime shtuese në planin arsimor në Serbi sepse lëndët dhe programet dallohen, ndër të tjera edhe pse edukimi në shkollë fillore në Sqhipëri zgjatë nëntë vjet”, shpjegon ai.

 

“Presim se gjatë vitit 2013 do të punojmë në sigurimin e 27 librave mësimi të tjerë, ndërsa puna më e vështirë mbetet për më vonë. Prodhimi i librave mësimi për mësimet e historisë, edukimit muzikor, natyrës dhe shoqerisë dhe edukimit të arteve të bukura e përfaqëson problemin më të madh”, përfundoi Fejzullahu, dhe shtoi se deri tani është punuar në sigurimin e librave mësimi për shkolla fillore, ndërsa puna për libra mësimi për shkolla të mesme do të vijë në radhë.

Pavarësisht nga puna e deritashme e Këshillit kombëtar të Shqiptarëve dhe Trupit Koordinues në  zgjidhjen e këtij problemi, Nisma rikujton se përgjigjësia e madhe për zgjidhjen e tij të afatgjatë dhe serioze mbetet të Ministria e arsimit, sepse punimi i saj më efikas në miratimin e librave mësimi do të kontribuojë ndaljes së diskriminimit të Shqiptarëve në edukim.

 

Drejta e edukimit në gjuhën amtare është drejta njerëzore, e cila, ndër të tjera, është e garantuar me Konevncen Kornizë për mbrojtjen e pakicave nacionale dhe me Kushtetuten e Republikes së Serbisë. Sipas Ligjit mbi librat mësimi dhe mjeteve arsimore të tjera, nxënësit nga shoqëritë e pakicave kanë të drejtë në libra mësimi dhe mjete të tjera arsimi në gjuhë amëtare.

Edukimi në gjuhe të pakicave nacionale pa probleme të mëdha funksionon në Vijvodinë, ku mësimi zhvillohet në gjastë gjuhë, me mundesi të punimit edukativ bilingual që nga mosha parashkollore. Avni jusufi

SHPËRNDAJE