REAGIM I DEPUTETIT HALIMI: Pamfleti i PLD së Jovanovicëve me fjalor të ulët, diskrediton vet atë, e jo PVD-në !

Në bazë të normave të ligjit për informim, jam i detyruar të reagoj në përmbajtjen e ditarit të djeshëm të TV Preshevë dhe angjencinë informative “Presheva Jonë” ku është publikuar, lexuar një letër-pamflet i panënshkruar dhe i pavulosur në emër të Partisë Liberale Demokratike.


Preshevë, 21 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

 

Së pari, ky pamflet diskrediton vetë këtë parti, sepse kurrë gjer më tani në punën e tyre shumëvjeçare nuk kanë përdorur fjalor të këtillë të sharjeve dhe fyerjeve ndaj asnjë rivali apo kundërshtari politik. Nuk po më habitë niveli i ultë i reagimit që po vjen nga përfaqësuesi lokal i Partisë Liberale Demokratike, sepse për këtë duhet të kujdeset udhëheqja e kësaj partie në Beograd, mirëpo janë shqetësuese gabimet e rënda profesionale dhe etike të redaksisë së TV Presheva. Përveç shkeljes së rëndë ligjore me rastin e leximit të letrës së paautorizuar në emër të një partie parlamentare të regjistruar zyrtarisht në listën e partive politike, ju keni bërë shkelje edhe më të rëndë kur keni transmetuar këtë reagim të një menaxheri lokal të P.L.D.-së lidhur me temën të cilën ju fare se keni transmetuar në ditarin e së hënës, kur keni raportuar pjesërisht nga Konferenca për shtyp e PVD-së. Po ta kishit parafrazuar së paku temën në të cilën unë kam paraqitur mendimin tim se të gjithë partitë politike kanë të drejtë të organizohen dhe të paraqiten në çdo komunë, andaj edhe P.L.D., por se rëndësia e organizimit të pavarur politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës është e pazëvendësueshme, do të kishit vlerësuar edhe ju si redaksi se nuk është dhënë asnjë shkas për sulmet diskredituese dhe fyese të letrës që ju e keni lexuar. Kur dihet se me ligjin për informim dhe me ligjin për radiodifuzion janë shumë saktë të rregulluara obligimet që ju i keni si medium publik, posaçërisht në drejtim të informimit objektiv dhe profesional, unë kësaj radhe do të kufizohem vetëm në lutjet e mija që ju ta ruani qasjen profesionale në punën tuaj të rëndësishme edhe përskaj presioneve politike, të cilat sigurisht janë të përkohshme. Me respekt, Kryetari i PVD-së Riza HALIMI.


2 Komente

  1. Fukareja, December 22, 2011:

    pom vjen keq bre zoti Halimi po ajo pamfleta ca pi thuni ju ish kon me vul te LDP dhe me nen shkrim ,ca mi bo duhet me ndryshu ,duhet me ja lishu radhen tjeter kujt ,le ta profojn edhe keta pak e vec ti nuk bom ,bonu pak burr lisho rend.

  2. Fort por Fer (Hart aber Fair), December 22, 2011:

    Z. Halimi. Ju me fjalë na keni lon në lloç qe 2 Dekada që jeni në “udhëheqje” të Luginës së Preshevës. Tregom çka keni mund me i ofruar Rinisë preshevare këto 2 dekadat e fundit? Po një mund t`a them se ia keni arrit qëllimit që rininë më të mençur t`a shpërngulni nëpër Evropë e USA, sepse ju ata i shikoni si kundërshtarë së karrigës së nxehtë që e keni mbajt përplot 20… vite! Sa i përket “Pamfletës” se ashtuquajtur nga Ju Zotëri Halimi, kisha qenë shumë më i kënaqur të kem nje Profesor budalla se sa një Profesor Pedofil apo Idiot!! Përshëndetje nga Zvicrra.

Komentoni