DEDAJ: KUR BORIS TADIC VJEN N’KOSOVË për "Bozhiq", pse Atifete Jahjaga nuk shkon n'Preshevë për Bajram ?!

Thotë në intervistën eksluzive dhënë agjencisë informative « Presheva Jonë » lideri i PLK-së Gjergj Dedaj, duke shtuar se në Gracanicë dhe kishat tjera të Kosovës ku po Tadic,  pret Kulacin, mos të harrojnë se ato Kisha kane qene  katolike, ku sat jane ndryshuar vetëm freskat dhe njerëzit… « Unë mendoj se liderët e Kosovës janë të pa-guximshëm, tregojnë një indiferencë të pa-justifikueshme ndaj vizitave të liderëve serb të cilat janë politiki me gjithëse me ata kamuflojnë se gjoja për krishtilindje apo festa tjera fetare. Populli i Luginë së  Preshevës ka nevojë të vizitohet nga zyrtarë të lartë nga qeveria e Kosovës e ajo e Shipërisë, pra president e kryeminsitra  e jo anëtarë partie të cilët më shumë shkojnë për marketing pilitik apo farë biznesi… » thotë z.Dedaj duke folur për Luginën e Preshevës

 

 

Prishtinë, 29 janar/AIK-Presheva Jonë

 

Nëse një grushë serb në Kosovë e kanë gjuhë zyrëtare gjuhën shqipe ,kanë drejtë përdorimi të flamurit,shkollimit,pse atëher nuk mund ta kenë këtë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës ? Edhe ju atje duhet ti keni të gjitha këto të drejta,dhe nëse kjo e drejtë ju mohohet juve atje atëher kjo duhet tu mohohet edhe serbëve në Kosovë pasi që parimi i reciprocitetit duhet të vlejë për të gjithë ku është si parim bazë i demokracisë. Ta zëmë nëse mallrat serbe hyjnë në Kosovë pa u kufizuar atëherë përse të mos hyjnë edhe mallrat e Kosovës në Serbi ?!.. thotë z.Dedaj duke folur fillimisht për sitautën në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe reciprocitetin mes pakicës serbe në Kosovë

 

KOSOVA KA SHUMË FRONTE PËR TË LUFTUAR, SIKUR NË LOBIM ASHTU EDHE NË PËRMISIMIN E IMAZHIT, KUNDËR KRIMIT E KORRUPCION

 

Presheva Jonë: Z.Dedaj fillimisht cfare mud të na thoni për situatën aktuale në Kosovë. Ju si lideri i PLK-së mendoni s eky vit do të jetë më i suksesshëm për Kosovën, për shqiptarët..?

GJERGJ DEDAJ: Vit i para prak ishte një vit relativishtë i rëndësishëm për Kosovën por edhe për Shqiptarët ,por jo aq sa kemi pritur dhe synuar sepse është tendecë e gjithë shqiptarëve që të integrohemi në stukturat e BE por fatkeqësishë deri sot,as Shqipëria e Kosova nuk kemi arritur ,pastja Kosova nuk e ka arritur as liberalizimin e vizave duke e pasur parasyshë që Kosova ka mbetur shteti i vetim i cili sot jeton nën regjimin e egër të vizave. Gjatë vitit të kaluar ka pasur edhe dëmtim të imazhit të Kosovës,që do të thotë se nuk kemi mbërritur që ta afirmojmë sic duhet Kosovën në instancat ndërkombëtare dhe deri tek kjo ka ardhur nga jo-përvoja e burrështetasve të cilët e udhëheqin Kosovën dhe mungesa e eksperiencës për tu marrë me punë shtetërore sepse janë dy gjëra krejtë të ndryshme që ta fitosh lirinë dhe ta ndërtoshë shtetin e fuqishëm,pa korrupcion,shtet ligjorë me standarde dhe norma europiane dhe kjo pra është një sfidë për të gjithë për vitin 2012 kur edhe e kemi festën e 100 vjetorit të Shqipërisë shtet dhe ditës së flamurit e cila është festë e jona kombëtare. Kosova është duke përballur tani me një regjim shumë të vështirë në veriun e Mitrovicës problem ky i cili konsiderohet si shumë serioz pasi që Serbia nuk po mund të përballet me realitetin se Kosova është shtet sovran,unik dhe i pandashëm dhe si pasojë krijohen situata konfliktuoze dhe të panevojshme.

 

 

Presheva Jonë:  z.Dedaj,a jeni për ridefinimin e kufinjëve kur është fjala për Luginën e Preshevës apo që të rrespektohet reciprociteti në raport me shqiptare në Serbi dhe ato serbe në Kosovë ?

 

GJERGJ DEDAJ: Shiqoni, liderët shqiptarë kudo që janë në Kossovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Luginë të Preshevës duhet që një herë e përgjithmonë të clirohen nga ndjenja e inferioritetit e të ndenjurit ‘‘urtë‘‘ pasi që gjithmonë deri sot e kanë ndier vetën si të dorë së dytë. Nëse një grushë serb në Kosovë e kanë gjuhë zyrëtare gjihën shqipe ,kanë drejtë përdorimi të flamurit,shkollimit,pse atëher nuk mund ta kenë këtë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës ? Edhe ju atje duhet ti keni të gjitha këto të drejta,dhe nëse kjo e drejtë ju mohohet juve atje atëher kjo duhet tu mohohet edhe serbëve në Kosovë pasi që parimi i reciprocitetit duhet të vlejë për të gjithë ku është si parim bazë i demokracisë. Ta zëmë nëse mallrat serbe hyjnë në Kosovë pa u kufizuar atëherë përse të mos hyjnë edhe mallrat e Kosovës në Serbi ?! Unë them se po ndodh n jë diskriminim pasi që kudo që ka diqka të Kosovës,diqka të Preshevës ,diqka shqiptarev krijon aveerzion tek vendet fqinje dhe mendoj se kjo duhet të largohet nëse këto vendu dua që në një të ardhme të afërt të integrohen në Bashkimin Europian.

 

 

 

Presheva Jonë:  Cili do të jetë rroli i referendumit të serbëve të veriut të Mitrovicës,a mendoni se ky referendum do ta forcojë edhe më tepër atë të shqiptarëve të Luginës të vitit 92‘ ?

 

GJERGJ DEDAJ: Referendumi është instrument i demokracisë por ama e njëjta gjë duhet që të vlejë edhe për shqiptarët si në Mal të Zi,Maqedoni por edhe në Luginë të Preshevës,dhe nëse fillon ndryshimi i kufinjëve në Ballkan unë mendoj që këto ndryshime do të jenë në favor të shqiptarëve por duheet që të kemi kujdes pasi që ndryshimi i kufinjëve do të inicio por edhe përshpejtojë ndryshimin e kufinjëve në të gjithë Ballkanin perëndimorë ku përfshihen edhe kufinjët e Serbisë përbrenda sajë ,të Maqedonisë dhe Malit të Zi bile bile edhe të Greqisë.

Këto mendoj se janë disa faktë të cilat na shtyejnë që të mendojmë më gjatë,pasi që puna e referendumit është edhe një tendencë tjetër e regjimit të Millosheviqit i cili ende i ka në përdorim produktet e veta dhe njerëzit e vetë të cilët jo aq lehtë mund të heqin dorë nga ato aspirata nacional-shofeniste dhe për mendimin tim kjo i bën dëm më së shumti vetë popullatës (pakicës) serbe në Kosovë,pasi që ata deri sot janë përdorur si instrument i Beogradit dhe po përdoret për nevoja të liderëve të subjekteve politike atje duke u përpjekur që përmes tyre ti fitojnë zgjedhjet e në fund ata do të lëjnë në ‘‘baltë‘‘ pasi që ata përsëri do të jenë pjesë e Kosovës shtetë të pavarur dhe sovran.

 

Gjergj Dedaj nuk i ka borgj asgjë Kosovës, Kosova i ka shumë borgj edhe në shekullin e ardhshëm Gjergj Dedës dhe familjes Dedaj

 

Presheva Jonë:  Pse liderët e Kosovës nuk mund të vijnë në Serbi,përderisa ata serb vijnë në Kosovës kur ti teket ?

GJERGJ DEDAJ: Unë mendoj se liderët e Kosovës janë të pa-guximshëm,tregojnë një indiferencë të pa-justifikueshme ndaj vizitave të liderëve serb të cilat janë politiki me gjithëse me ata kamuflojnë se gjoja për krishtilindje apo festa tjera fetare.  Populli i Luginë së  Preshevës ka nevojë të vizitohet nga zyrtarë të lartë nga qeveria e Kosovës e ajo e Shipërisë, pra president e kryeminsitra  e jo anëtarë partie të cilët më shumë shkojnë për marketing pilitik apo farë biznesi…Pse për shembull presidentja jonë Atifete Jahjaga nuk shkon në Preshevë për Bajram, sikur kta serbët, Tadici që vjen saherë t’i tket në Kosovë, në Gracanicë për „Bozhiq“ ?!.  Mendoj se Tadiqi nuk ka nevoj me ardh e me u lut në kishat serbe në Kosovë,pasi që në fakt ato kisha ku ai lutet kanë qenë kisha katolike shqiptare,ai nëpër serbi ka kisha sa të donë dhe është mirë që ka,por ai në Kosovë vjen për ti provokuar ndjenjat e qytetarëve të Kosovës duke krijuar situata të pa-dëshiruara dhe thënë më thjesht ai vjen për ti fituar zgjedhjet në serbi. Unë them se kjo praktikë duhet të ndërpritet nga institucionet e Kosovës,edhe pse nuk mendoj se ai i pyet institucionet e Kosovës ai e pyet ICO dhe qeveria del me deklarata kinse e ka pyetur atë,pasi që nëse realisht do të pyetej qeveria e Kosovës ata nuk do të duhej ta lejonte që Kosovën ta vizitonte asnjë lider serb pa kërkim falje,gjetje të të zhdukurve dhe shpagim të dëmeve të luftës,me një fjalë pa e njoftë Kosovën shtet. E atëher edhe liderët e Kosovës ti vizitojnë ata në Luginë të Preshevës dhe të njihen prej se afërmi me problemet e tyre.

 

 

Presheva Jonë:  Kur jemi te të zhdukurit,po e shohim se ky problem sikur po harrohet cdo ditë e më tepër,pse po ndodh ?

 

GJERGJ DEDAJ: Fatkeqësishtë në krye të shtetit sot janë njerëz të cilët nuk i ka goditur fort lufta në familjet e tyre,megjiithëatë jemi njerëz dhe ndryshe rezonon një njëri të cilin regjimi i Millosheviqit e ka goditur tek më të afërmit si fëmijë,vëlla,babë…dhe ndryshe tek një tjetër të cilin ky regjim nuk e ka prekur as në fshatin e tij. Për këtë arsye unë them se puna e të zhdukurve është një brengë shumë e pikëllueshme por këto 12 vitet e fundit nuk mendoj se institucionet e Kosovës kanë bërë diqka konkrete për këtë gjë,kjo shihet edhe në diskriminimin e tëdhmorëve dhe familjeve të tyre.
Gjergj Dedaj enden nuk e ka humbur durimin,Gjergj Dedaj për 20 vite ka promovuar vlera e Liberal-Demokratizimit duke e ditur se është vështirë që të jesh (Shqiptarë,Ballkanas) dhe bashkë me këto te dyja Liberal,këto janë gjëra shumë të vështira bile bile sakrificë,megjithëatë nëse Gjergj Dedaj e flet të vërtetën,atëher ajo edhe pse dikujt i dhëmb ajo është prap e vërtetë dhe ajo është mbi të gjitha,unë ende nuk kam fol,Gjergj Dedaj nuk i ka borgj asgjë Kosovës, Kosova i ka shumë borgj edhe në shekullin e ardhshëm Gjergj Dedës dhe familjes Dedaj. Ne jemi subjekti i vetëm dhe i parë i integruar në strukturat europiane ELDR në Bruksel dhe në Internacionale Liberale me seli në Londër,jam nënkryetar i 120 Partive Liberale të botës me seli në Londër ,kemi bërë mbi 20 rezoluta për pavarsinë e Kosovës,kemi bërë dy konferenca ndërkombëtare në Bruksel dhe Strasburg gjithashtu për pavarsinë e Kosovës . Ne jemi krenarë për atë që e kemi bo edhe pse kemi pasur shumë sakrifica,na u kanë vra anëtarë të kryesisë,degësh. Mbi 100 anëtarë janë vra vetëm në Gjakovë,pra kemi qenë pjesë e të gjitha zhvillimeve të cilat kanë ndodhur në Kosovë dhe rrethë Kosovës,këtë pavarësi e kemi paguar me gjak dhe mundi,dhe nëse këtë gjak e sakrificë të Partisë Liberale të Kosovës dikush mundohet ta shkelë ju garantoj se e ka jetën e shkurtë në politikën e Kosovës.

——————————————————————————–

 

JA EDHE KOMENTET E JUAJA:

——————————————

    • Besnik BukoshiE kam thanë unë para Gj.Dedajt…Ma paska vjedhë prej FB-ut:)

      Il y a 21 minutes · 1
    • Tim Toffolshume evertet amo atifetja se ka kryet per presidente edhe ajo nuk esht muslimane dervishe esht

      Il y a 21 minutes · 2
    • Agnesa EleziPo pse nuk shkon Z. Deda ti per Krishlindje. Dukur ke shkuar ne Beograd dhe ende mban pashaporten e tyre >

      Il y a 20 minutes · 1
    • Caarlos Alabanos Po ajo nuk shkoj ne xhami te Prishtines e po shkon ne Preshevë, ah bre shqiptare qe zemren ma plast.

      Il y a 19 minutes · 5
    • Nexhat XhPo bashe valla

      Il y a 18 minutes · 1
    • Deda Meri Duzhmani Agnesa sasht e vertet se e ka pasaporten e tynve. e krishtlindjet ska nevoj me shku atje se i lut ne shtepi te vet..

      Il y a 18 minutes · 1
    • Deda Meri Duzhmani une daj e kom edhe spo e disha qe e ka pasaporten e tyne e ti po dishe ma mir
    • Faruk KumanovaNUK SHKON ATIFETE JAHJAGA SE NE VEND TE SAJ DUHET ME  KAN KRYETAR SHTETI E JO KRYETARE..E DUHET ME PAS…

      Il y a 14 minutes
    • Edon Dermakuky xhergj deda me vonos ka fillu mu bo burr i mir…

      Il y a 10 minutes · 2
    • Avni Mulaa baca ded edhe gti shum po lyp , ne serbi ne nuk guxojm me shku ,qetu me shqiptar budall na lujm edhe i vjedhum qysh dojm na , me serbi pak ma kadal.

      Il y a 7 minutes · 2

3 Komente

  1. mirlindi, January 29, 2012:

    Sepse, ai nuk ka ne qeverin e vet ministra qe e shpallin qeverin e vet pretendente per cmimin nobel e me pastaj si qeveri te krimit.

  2. Shkaba, January 30, 2012:

    Bile Kjo as qe e meriton te vije per Bajrame te na, sepse si Muslimane ka nencmue Kuranin duke e favorizuar Kanunin e Leke Dugagjinit icili ky i fundit as qe ja lejon te jet kryetare si femer. Kjo kaq e mencur me kete ka bere vetvrasje dhe prap nuk asht ne gjendje ta shoh e gjora. Por ok, do te jep llogari ne nje dite te madhe, para Atij i cili na krijoi kur nuk ishim fare.

  3. tetovari, January 30, 2012:

    Zotri Dedaj ti je Katolik dhe nuk frigsohesh nga ajo qe je, Kursem ne muslimanet frigsohemi mos na thojn se jemii fundantalis islam. Ju keni drejt keet ta thoni kursem ne jo

Komentoni