GJENDJA SHËNDETËSORE JO E MIRË E TË BURGOSURVE SHQIPTARË

Lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Luginë të Preshevës Orhan Rexhepi ,pas  një vizite që ka bërë në burgun e Beogradit me çrast ka vizituar të burgosurit shqiptarë të njohur si Grupi i Gjilanit,përmes një komunikate ka njoftuar, se një delegacioni i pushtetit lokal në Preshevë kanë vizituar dje katër të burgosurit shqiptarë në Burgun Qendrorë në Beograd.
Preshevë,11 prill
Sipas lejes së vizitës zyrtare që u është bërë ata patën rastin të takohen me nga tri dhjetë minuta me cilin veç e veç duke filluar nga Agush Memishi, Faton Hajdari, Selimon Sadiku dhe Samet Hajdari. Gjatë vizitës delegacioni është informuar për së afërmi me gjendjen e tyre shëndetësore e cila nuk është e mirë, pastaj me trajtimin që u ofrohen në hapësirat brenda burgut, si ushqimi, fjetja, raporti njerëzorë me komunitetet e ndryshme në dhomat ku ata jetojnë si dhe sjellja e personave përgjegjës të burgut.
Procedurat administrative për marrjen e lejes për vizitë në burgun qendrorë ishin mjaftë të gjata të cilat morën kohën më së paku afro një orë e gjysmë ku kontrollat ishin shumë rigoroze duke kaluar në kontrollimet elektronike dhe nëpër disa porta të hekurta. Pyetja e të burgosurve para zyrtarëve institucional komunalë në Preshevë ishte çfarë ka të re për ne. A duhet ti besojmë drejtësisë së Serbisë, përderisa denohemi dhe mbahemi të burgosur pa fakte dhe dëshmi. Ata përcjellin çdo aktualitet përmes televizionit dhe shtypit serb.
Nga të katërt shprehet dëshprimi dhe revolta ndaj disa zyrtarëve të institucioneve për mos insteresim ndaj tyre duke pasur parasysh se ata po sakrifikojnë çdo gjë vetëm pse janë shqiptarë. Edhe më tej katër të burgosurit shqiptarë janë të vendosur në pafajësinë e tyre të cilët hedhin poshtë akuzat që u mveshen gjoja për krime lufte. Me muaj të tërë deri në vizitat e familjarëve në hapësirat e burgut, të burgosurit shqiptarë nuk marrin asnjë informatë për të afërmit e tyre.
Fjala e vetëm për ta që u ipet ishte durim dhe ruani shëndetin sepse drejtësia një ditë do të dal në pah. Edhe më tej mbetet dilema se a duhet të ketë denime për krime lufte kur bëhet fjalë për krimet e periudhës së pasluftës. Nga nëntë të burgosurit shqiptarë të arrestuar nga xhandarmëria serbe tani vuajnë burgun katër shqiptarë Agush Memishi, Faton Hajdari, Selimon Sadiku dhe Samet Hajdari ndërsa pesë të tjerët mbrohen në liri deri në fjalën përfundimtare të gjykatës gjatë procesit të rigjykimit. Grupit të Gjilanit tani i është bashkuar edhe i esktraduari nga Zvicrra, preshevari Shemsi Nuhiu. Seanca e radhës është konfirmuar më datën 23 prill,ka deklaruar Orhan Rexhepi.
                                         Avni Jusufi

Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni