Gjen vdekjen tek lahej në një rezervuar në periferi të Tiranës

 

Një nxënës i klasës së nëntë, ka mbetur i vdekur si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga gjendja e rënduar shëndetësore, teksa lahej në rezervuarin e Sharrës, 2 kilometra në periferi të Tiranës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesdrekë, teksa Gerti Çela, ndodhej në rezervuar për t’u larë së bashku me disa shokë të tjerë të klasës.

Frekuentimi i këtij rezervuari nga moshat e mitura është bërë problem për banorët e zonës, kur tre javë më parë falë ndihmës së shpejtë u arrit të shpëtohej një tjetër adoleshent i gjendur në vështirësi në këtë rezervuar.

Mbajtja larg e fëmijëve nga rezervuari duket si mision i pamundur për banorët, të cilët nuk hezitojnë as të lënë orët e shkollës për të shkuar dhe për t’u larë në orët e nxehta të ditës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni