Gadafi sponsorizoi partitë serbe

Gadafi sponsorizoi partitë serbe

Ish-diktatori libian Moamer Gadafi kishte financuar partitë nacionaliste serbe ndër të cilat përmenden Partia Përparimtare Serbe (SNS) që udhëhiqet nga Tomislav Nikoliq, ish-zëvendësi i ultranacionalistit serb Vojislav Sheshelj.

Transferet e miliona dollarëve nga Libia i konfirmoi vetë Sheshelj në bankën e të akuzuarit për krime lufte në Tribunalin e Hagës, ku ai zbardhi detaje për financimet e politikave nacionaliste serbe që kishte bërë Gadafi.

Sipas pohimeve të bëra, Gadafi kishte financuar radikalët serb përfshirë edhe Nikoliqin dhe Aleksandar Vuçiç.

Akoma nuk dihet se sa miliona para kanë hyrë nga Libia në Serbi, gjatë periudhës së fundit të pushtetit të Gadafit. Ushtarakë dhe njësite të posaçme serbe deri në momentet e fundit kishin luftuar përkrahë Gadafit për të mbajtur pushtetin e tij, i cili u zmbraps nga kryengritësit libian dhe forcat aleate, që rezultuan me kapjen e diktatorit Gadafi në një kanal mbeturinash në një zonë pranë kufirit.  (INA)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni