FORUMI I PD në Bujanoc po ndihmon skamnorët në këto ditë të vështira Dimri

Falënderimi nuk thuhet gjithmonë vetëm me fjalë, nëse nuk angazhohemi për shoqërinë tonë me aksione konkrete për të ndihmuar ata që kanë nevojë në ketë acar të ftoft, thonë aktivistë nga Forumi Rinor i PD-së

 

M Ahmeti

Buajnoc, 15 shkurt /AIK-Presheva Jonë

 

Skamja bëhet edhe më e vështirë kur kushtet atmosferike janë të ngjajshme me këto që jemi duke i përjetuar e veqmas kur lëvizja vështirësohet dhe nuk mund të sigurosh gjënë më elementare, ushqimin.

Kështu ishin sot ndjenjat e 25 familjeve skamnore të fshatit Tërrnoc dhe Bujanocit të cilëve u shpërndanë gjëra ushqimore në këto kohëra të vështira.

Forumi Rinorë i Partisë Demokratike dhe aktivistë të këtij subjekti politik, të përkrahur finansiarisht nga Kompania “AGRO ADRIA” nga Tërrnoci, duke i parë kushtet e vështira të disa familjeve dhe motin e acaruar që po mbretëronë, kanë ndërmarrë iniciativën per ti ndihmuar skamnorët nëpër vendbanimet shqiptare të komunës së Bujanocit.

Kryetari i Forumit rinorë të PD-së Arbër Pajaziti, është shprehur se, “ky është njëri ndër aksionet e këtij lloji dhe ne do të vazhdojmë me aksione të tilla edhe diteve në vazhdim”.

Pajaziti gjithashtu ka potencuar se, FR i PD-së , gjithnjë është në gatishmëri për ti ndihmuar skamnorët e veqanarisht fëmijët të cilët kanë më së shumti nevojë.

Familjet që kanë marrë ndihma, janë shprehur tejet të gëzuara, veqanarisht fëmijët të cilët i tregojnë më së miri ndjenjat.

Partia Demokratike që nga themelimi i sajë ka ndërmarrë disa aksione me rëndësi shum të madhe për ti dalur në ndihmë familjeve me kushte të vështira finansire, duke mos lënë anash as fëmijët për festat e fundivitit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni