Në Francë është inauguruar sot, nga ministrja e Ambientit, Ségolène Royal, kilometri i parë i autostradës diellore. Është një konsorcium privat i mbështetur nga qeveria që ka realizuar asfaltin e ri me bazë panelesh diellore, të cilët u rezistojnë kushteve atmosferike dhe makinave që kalojnë mbi to, përfshirë edhe kamionët e mëdhenj TIR.
Panelet akumulojnë energji diellore dhe e shndërrojnë në energji elektrike, nga e cila furnizohen makinat që kalojnë mbi të.
Eksperimenti ka nisur në komunën e vogël Tourouvre-au-Perche dhe rezultatet do të analizohen gjatë dy viteve të ardhshëm. Nëse do të jenë pozitive, qeveria do të financojë shtrirjen në zona të tjera të vendit, sidomos atje ku shpërndarja e energjisë kushton shumë dhe prodhimi në nivel lokal mund të jetë më i voltishëm.
Ka shumë pyetje për projektin e ri, të cilat do të marrin përgjigje gjatë dy viteve të ardhshëm, por më e rëndësishmja është ajo e dobisë ekonomike.
Kostoja e kilometrit të parë të autostradës diellore i ka kaluar pesë milionë euro.

161937614-1d829f3d-1c78-4a48-8e4b-3fe2d07b8223161938398-8f9f9532-2c1e-4a7f-a4b4-fc4c9cfb9660

 

SHPËRNDAJE