Fiton Shtutgarti

Futbollistët e Shtutgartit kanë mposhtur si mysafir skuadrën e Kajzerslauternit me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë të javës së tetë të Bundesligës.

Në pjesën e parë nuk pati raste të mira shënimi nga asnjëra skuadër, ndërsa në vazhdim të takimit futbollistët e Shtutgartit “ndezën motorët” dhe u treguan të vendosur se do të marrin me vete tri pikë.

Golin e parë e shënoi reprezentuesi gjerman Kakau, i cili mposhti portierin vendës Trap në minutën 52, ndërsa holandezi Bularuz (69’) dyfishoi epërsinë në 2:0. Lojtarët vendës nuk shfrytëzuan rastet e tyre deri në fund të takimit për të shënuar golin e nderit.

Nesër takohen:

Borusia D. – Augsburg 15.30
Frajburg – Borusia M.
Hofenhajm – Bajern M.
Bajer L. – Volfsburg
Nurnberg – Majnc
Herta – Këln 18.30

Të dielën:

Hanover – Verder 15.30
Hamburg – Shalke 17.30

Tabela: Bajern M. 18, Verder 16, Borusia M. 16, Shtutgart 13, Hofenhajm 12, Shalke 12, Hanover 12, Borusia D. 10, Këln 10, Bajer L. 10, Nurnberg 10, Herta 9, Volfsburg 9, Majnc 7, Kajzerslautern 5, Frajburg 4, Augsburg 4, Hamburg 4.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni