Filmi shqiptar “Amnestia” në festivalin “Berlinale”

(AIK-Presheva Jone)

Filmi shqiptar “Amnestia” i regjisorit Bujar Alimani është zgjedhur zyrtarisht për t’u shfaqur premierë botërore, në seksionin “International Forum” të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin që do të zhvillohet nga 10-20 shkurt. “Amnestia” është filmi i parë në gjithë historinë e kinemasë shqiptare që merr pjesë në këtë festival të njohur edhe si “Berlinale”, i cilësuar si një nga tre festivalet më të rëndësishëm të Evropës dhe me audiencën më të madhe të festivaleve në botë. Filmi i parë me metrazh të gjatë i regjisorit Alimani është mbështetur nga Qendra Kombëtare Kinematografike me partnerë Greqinë dhe Francën.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni