Ambasada amerikane në Prishtinë, ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku ka thënë se FBI, pas kërkesës së qeverisë së Kosovës do të ndihmojë hulumtimin e vrasjes së Dino Asanaj, për të cilin autopsia e autoriteteve të Kosovës konkludoi se ishte vetëvrarë.

“Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hetuar vdekjen e z. Dino Asanaj, ish-Drejtor i Agjencionit Kosovarë të Privatizimit dhe njëherit shtetas Amerikan”, thuhet në këtë komunikatë për shtyp.

“Pasi që e konsideron si të duhur, Qeveria Amerikane është pajtuar të ofrojë ndihmë, kështu që Byroja Federale e Hetuesisë (FBI) pranë Departamentit Gjyqësorë të Shteteve të Bashkuara ka komunikuar me Policinë e Kosovës për hapat e mëtutjeshëm”, thuhet në fund të komunikatës./Nga Express

SHPËRNDAJE