Falcao “kërcënon” Messin e Ronaldon

Sulmuesi kolumbian, Fabian Falaco ka deklaruar se këtë vit ai do të jetë shënuesi më i mirë në La Liga, duke ia kaluar edhe yjeve si Messi e Roanldo.

Sulmuesi i Atlético Madrid, Radamel Falcao, i ndodhur në kryeqytetin spanjoll se bashku me shokët e tij të kombëtras kolumbiane, ku po zhvillojnë stërvitjet për takimet që janë të vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2014, flet për objektivat e këtij sezoni. 26-vjecari tha se fillimisht është e rëndësishme të paraqiten mirë në kampionat dhe më pas të mendojnë për SuperKupën e Europës përball Chelsea-it.
“Në fillim kemi ndeshjen me Levanten. Nëse arrijmë të marrim një rezultat pozitiv aty dhe të paraqitemi mirë dhe në takimet e tjera duke u përpjekur që t’i fitojmë ato atëherë mund të themi që kemi realizuar një prej synimeve tona. Më pas vjen Superkupa e Europës që gjithmonë tërheq vëmendje pasi është një titull shumë i rëndësishëm.”
Përsa i përket aspektit individual Falcao pohoi se dëshiron të paraqitet më mirë se vitin e kaluar. Gjithashtu sulmuesi bëri dhe një koment për golat e shënuar nga Messi dhe Ronaldo në sezonin 2011-2012.
“Tani e njoh më mirë futbollin që luhet në La Liga dhe për këtë arsye këtë vit kam shpresa se do të paraqitem më mirë se sezonin e shkuar. Gjithmonë dëshiroj që të përmisohem nga viti në vit. Përsa i përket Messit dhe Ronaldos sipas mendimit tim mund të them që golat e tyre nuk janë të paaritëshëm pavarsisht se të dy kanë shënuar shumë të tillë. Trofeu Pichichi? Pse jo. Me pak besim gjithcka është e mundur.”

Takimi i parë për Atlético Madrid në sezonin e ri të La Ligës do të jetë kundër Levantes më 19 Gusht.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni