Qeveria e Britanisë ka bërë të ditur se asnjë ministër i saj nuk do të ndjekë ndeshjet e Kampionatit Evropian të Futbollit, që do të luhen në Ukrainë.

Kjo, për shkak të shqetësimeve të Londrës për trajtimin që i bën Ukraina ish-kryeministres Julia Timoshenko.

Kjo e fundit, vitin e kaluar, është dënuar me shtatë vjet heqje lirie, për shkak të, siç është thënë, “shpërdorimeve me detyrën zyrtare”.

Perëndimi e ka cilësuar vendimin si të motivuar politikisht dhe i ka bërë thirrje Minskut të lirojë Timoshenkon.

Bojkotimin e ndeshjeve në Ukrainë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të tjerë evropianë.

Euro 2012 nis më 8 qershor dhe përfundon më 1 korrik. Nikoqire të ngjarjes sportive janë Ukraina dhe Polonia.

 

SHPËRNDAJE