Erdogan fiton sërish zgjedhjet në Turqi

Stamboll, 12 qershor – Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, e kryeministrit turk Recep Taiip Erdogan ka fituar mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e zhvilluara nacionale sot në Turiq, njoftoi stacioni privat televiziv CNN Turk, në bazë të numërimit të më shumë se gjysmës së votave.

Sipas këtij televizioni, partia e Erdoganit ka fituar 53 për qind të votave dhe nëse kjo përqindje do të konfirmohet edhe në rezultatet përfundimtare, ajo do të ketë rreth 330, nga gjithsej 550 deputetë në parlamentin e Turqisë.

Për partinë e Erdoganit kjo do të ishte fitorja e tretë radhazi në zgjedhjet parlamentare, gjë që do t’i mundësonte realizimin e premtimeve për miratimin e kushtetutës së re.

Partia e kryeministrit aktual të Turiqsë për herë të parë ka fituar në zgjedhjet e vitit 2002.

Partia më e madhe opozitare, ajo Popullore Republikane ka fituar rreth 22 për qind të votave, po aq sa ka pasur edhe në zgjedhjet e para katër vjetëve.

Partia Nacionaliste e Aksionit ka fituar rreth 13, ndërsa partia prokurde e Paqes dhe Demokracisë vetëm rreth 6 për qind të votave, transmeton agjencia gjermane DPA. (K.N.)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni