Në rajonin e Elbasanit në Shqipëri, një aksident i ka marrë jetën 20 vjeçarit Armando Musta me banim në fshatin Mengël ndërsa po udhëtonte me të atin në vendin e quajtur Fabrika e Tullave në afërsi të fshatit Bradashesh.

Burime të policisë bëjnë të ditur se mjeti tip ford me targa EL 9850A që drejtohej nga shtetasi Shkëlqim Musta 50 vjeç ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme 20 vjeçari Musta dhe është dëmtuar babai i tij.

Policia ka vendosur masën e arrestit shkelje të rregullave të qarkullimit për drejtuesin e mjetit. Po hetohet për të përcaktuar shkaqet që sollën humbjen e kontrollit dhe daljen nga rruga që i mori jetën 2 0 vjeçarit.

SHPËRNDAJE