Stefanovic: Edita e kërkon Kosovën deri andej Medvegjës, deri te “Molla e Kuqe”

Shefi i ekipit negociator serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanoviq, ka thënë se gjatë dialogut të fundit në Bruksel, bashkëbiseduesja e tij, Edita Tahiri, ka shtruar tezën që Kosovës “i takojnë edhe disa pjesë të territorit serb”.

“Këtu fjala është për interpretimet e saj për historinë tonë të kohëve të fundit, se kemi bërë gjenocid, dhe kështu e kemi pushtuar Kosovën. Ndërsa Kosova, sipas saj, është shtrirë deri në Nish”, ka thënë Stefanoviq pas kthimit nga Brukseli.

Politologu serb, Predrag Simiq, thotë për “Alo” se “ëndrra e Editës” për Kosovën deri te Nishi ka të bëj me “pretendimet e njohura të shqiptarëve për ta pushtuar Luginën e Preshevës”.

“Këtë çështje ata e shtrojnë sa herë që kapitullojnë në qëllimet e tyre gjatë bisedimeve me Beogradin. Ajo është ende e hapur dhe shqiptarët do ta përmendim çdo herë në negociata nëse dikush nuk i ndalë ata”, thotë Simiq, sipas të cilit duke u bazuar në raportet e forcave ndërkombëtare ose qëndrimin e Grupit të Kontaktit se nuk ka rikrijim të kufijve, atëherë nuk do të ketë fjalë as për krijimin e “Kosovës së Madhe”.

“Vetëm nëse Serbia vazhdon me çështjen e ndarjes së Kosovës, është e mundur që shqiptarët e Kosovës do të kërkojnë shkëmbim të komunave serbe në jug për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Luginën e Preshevës”, shton ai. /telegrafi/


2 Komente

  1. hakiu, February 27, 2012:

    se han bala kashten:pra prralla prralla han qeni arra,po kush ke aty pe rte degjuar keto fjal,keto jan fjal te nej gazetari qe e mbeshtet ket rezolut pra te thaçit me fusnota,sa pe rtja lyer kryet popullit kinse ja edita na pask kerkuar kosoven deri ne nish,ata spo mujn ne veri me be asgje e kinse ne nish po na shkojjkan,po leni bre keto prralla o gazetar te rrejshem

  2. avdo, February 27, 2012:

    po rren ky far qeni valla me gjith simiqin po thiv tivn nuk e han o i bir qeni se prit sa te merr statusin ne evrop tani flasum ma shum me juve

Komentoni