EDI RAMA, PO NA VJEN, S'PO NA VJEN… A DO TË PENGOHET NGA SERBIA TË HYJË NË PRESHEVË ?

Edi Rama është politikani i dytë i lartë shqiptarë, pas ministrit shqiptar nga Prishtina z.Ibrahim Makolli, që tenton sivjet të hyjë në Serbi, në këtë rajon të banuar nga shqiptarët e që ende vuan me një sër problemesh diskriminiuse dhe relacione të acaruar në raport me Serbinë.

 

Preshevë, 25 janar/AIK-Presheva Jonë

Pas gati 7 vjetësh në krye të Partisë Socialiste, Edi Rama do të tentojë një vizitë të tijën të parë në Luginën e Preshevës, e cila njihet ndryshe edhe si Kosova Lindore. Vizita është lajmëruar, siq njofton gazeta SHQIP e Tiranës, ajo do të zhvillohet në datën 28 janar dhe zyrtarisht do të ketë si temë qendrore promovimin e librit “Kurban”. Kjo është pjesë e një turi takimesh me shqiptarët kudo që janë, i artikuluar fillimisht në një intervistë të sekretarit për emigracionin Erjon Veliaj, e që do të pasojë më tej me Athinën.

 

Pa asnjë mëdyshje, vizita në Preshevë e përforcon përmasën nacionaliste të selisë rozë dhe Edi Ramës, deri më tani i mbetur në periferi të ligjërimit kombëtarist.  Do theksuar se Edi Rama është politikani i dytë i lartë shqiptarë, pas ministrit shqiptar nga Prishtina z.Ibrahim Makolli, që tenton sivjet të hyjë në Serbi, në këtë rajon të banuar nga shqiptarët e që ende vuan me një sër problemesh diskriminiuse dhe relacione të acaruar në raport me Serbinë…Në qarshinë Preshevës flasin larmishëm, disa thonë se vjen, dis thonë nuk vjen sepse serbët nuk e leshojnë në kufi dhe kan me ja bërë sikur Makollit. Ndërsa, autoritet Beogradi apo minitsri serrb Dacic deri më tani end nuk janë propnocnuar zrytarisht rreth vizitës apo ndalesës së Edi Ramës për të hyrë në Serbi , siq ishin deklaruar për rastin e minsitrit kosovarë ditë më parë. Sipas burimeve të ngjajshme bëhet e ditur se vizita e Ramës organizohet nga Belgzim Kamberi, kryetari Këshilli për të Drejtat e Njeriut nga Lugina e Preshevës .


4 Komente

  1. shqiptari, January 25, 2012:

    Nuk mund ta ndaloj Serbia nje politikan apo njeqytetare te thjesht te Shqiperise te hyne ne Preshev…….por me shqeteson fakti qe vjen per interesat e veta per te shitur librin e tij e jo per vellezerit tone te Presheves qe jane Shqipetaret mee te driskiminuar……por prap duhet ta vlersojm viziten……..

  2. Shqyptar, January 25, 2012:

    S’i duhet fare çeshtjes kombetare shqiptare n’Kosove Lindore, ardhja e nje kelyshi grek e serb sepse ai, ashtu si edhe Ilir Meta, do te thote se shqiptarët e “Jugut te Serbise”, duhet te rrijne urte nen tutellen e Beligradit ose perndryshe, le t’i paketojne teshat edhe drejt e per Prishtine a Tirane, mire e paske thene “shqiptar”, s’na duhen vizita qe behen per teke e inate personale, qofte ajo e ztr. Makollit, e ztr. Rames, apo kujtdo tjeter qe do perfitime personale ne emer te nje çeshtje madhore si kjo e shqiptarëve te Kosoves Lindore. Allahu Meshirues na udhezofte ne shqiptarëve, inshaAllah, Amin, Paqe!

  3. dani dushkaja, January 27, 2012:

    O le te shkoje edvin kristaq rama ne beograd te goran bregoviqi qe eka bere qytetar nderi te Tiranes.

  4. fukareja, January 27, 2012:

    po ca me i bo , ky far Belgezimi nuk merret me punet e veta qe i ka per deskrimin te drejtave te qytetarve por merret me organizime poilitike, edhe na shet mend neve se si dihet me oprganizy jeten tone,o Belgezim puno pak per kete popull e mos organizo ahnegje neper kafiteri se turp per ty …

Komentoni