Edi Rama është politikani i dytë i lartë shqiptarë, pas ministrit shqiptar nga Prishtina z.Ibrahim Makolli, që tenton sivjet të hyjë në Serbi, në këtë rajon të banuar nga shqiptarët e që ende vuan me një sër problemesh diskriminiuse dhe relacione të acaruar në raport me Serbinë.

 

Preshevë, 25 janar/AIK-Presheva Jonë

Pas gati 7 vjetësh në krye të Partisë Socialiste, Edi Rama do të tentojë një vizitë të tijën të parë në Luginën e Preshevës, e cila njihet ndryshe edhe si Kosova Lindore. Vizita është lajmëruar, siq njofton gazeta SHQIP e Tiranës, ajo do të zhvillohet në datën 28 janar dhe zyrtarisht do të ketë si temë qendrore promovimin e librit “Kurban”. Kjo është pjesë e një turi takimesh me shqiptarët kudo që janë, i artikuluar fillimisht në një intervistë të sekretarit për emigracionin Erjon Veliaj, e që do të pasojë më tej me Athinën.

 

Pa asnjë mëdyshje, vizita në Preshevë e përforcon përmasën nacionaliste të selisë rozë dhe Edi Ramës, deri më tani i mbetur në periferi të ligjërimit kombëtarist.  Do theksuar se Edi Rama është politikani i dytë i lartë shqiptarë, pas ministrit shqiptar nga Prishtina z.Ibrahim Makolli, që tenton sivjet të hyjë në Serbi, në këtë rajon të banuar nga shqiptarët e që ende vuan me një sër problemesh diskriminiuse dhe relacione të acaruar në raport me Serbinë…Në qarshinë Preshevës flasin larmishëm, disa thonë se vjen, dis thonë nuk vjen sepse serbët nuk e leshojnë në kufi dhe kan me ja bërë sikur Makollit. Ndërsa, autoritet Beogradi apo minitsri serrb Dacic deri më tani end nuk janë propnocnuar zrytarisht rreth vizitës apo ndalesës së Edi Ramës për të hyrë në Serbi , siq ishin deklaruar për rastin e minsitrit kosovarë ditë më parë. Sipas burimeve të ngjajshme bëhet e ditur se vizita e Ramës organizohet nga Belgzim Kamberi, kryetari Këshilli për të Drejtat e Njeriut nga Lugina e Preshevës .

SHPËRNDAJE