Pas aderimit të gazetares Arbana Xharra në Partinë Demokratike të Kosovës, ka reaguar edhe ish-kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën.

Xhemajlaj, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me Xharrën, duke thënë se  me fyerjet ndaj luftës së UÇK-së, mund të bëhesh deputet, ambasador apo ministër i PDK-së, përcjell Bota sot.

“Duke sharë e fyer luftën dhe Komandantët e UÇK-së mund të bëhesh Deputet, Ambasador dhe Ministër i PDK-së. Ju Lumtë !!!”, ka shkruar Xhemajlaj në profilin e tij në Facebook./

SHPËRNDAJE