Dy vëllezër shqiptarë dhe shoku i tyre, përdhunojnë të miturën

Dy shqiptarë të mitur dhe një rumun, u arrestuan nga policia e Teramos në Itali për dhunë seksuale në grup ndaj një 16 vjeçareje italiane.
Dy nga të ndaluarit ishin vëllezër ndërsa i treti ishte një shok i tyre.
Tre të rinjtë e moshës 16 dhe 17 vjeçare u vunë në pranga pas hetimeve të nisura në muajin shkurt, kur nëna e vajzës denoncoi në polici ngjarjen që kishte përjetuar vajza pas rrëfimit të kësaj të fundit tek e ëma.
Sipas hetuesve thuhet se vajza e cila ishte shoqe e dhunuesve ishte tërhequr nga shokët më vete gjatë një feste karnavalesh, në një vend të izoluar dhe atje ishte përdhunuar në grup.

Por një javë më vonë vajza pranoi të takonte sërish njërin nga vëllezërit shqiptarë, gjithnjë në strehën e braktisur… por sërish bëhej fjalë për një kurth të ri, nga i cili vajza arriti të largohet duke ulëritur dhe vrapuar. Ishte pikërisht pas rastit të dytë që vajza iu besua të ëmës, e cila denoncoi menjëherë në polici.

Pas hetimeve dhe prangosjes së tre djemve, njëri nga vëllezërit u dërgua në arrest shtëpie, ndërsa dy të tjerët u burgosën.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni