Sokol Ismajli nga fshati Gerbac ka marre lendime trupore nga polici i cili e ka goditur me pistolete. Dy police ne oret e pasdites kan hyre ne shtepine e Sokol Ismajlit, prej te cilit kane kerkuar qe te shkoj te fik zjarrin ne nje mal ne afersi te fshatit. Isamjli e ka refuzuar te shkoj ngase kishte qene i semure, i ka deklaruar nenkryetari i Bashkesise Lokale te Gerbacit z. Faik Hajdari agjencise FoNet.

Ismajli eshte sjell me urgjence ne Shtepine e Shendetit ne Medvegje, prej nga eshte derguar menjeher ne Spitalin e Leskocit. Mjeket e spitalit ne Leskoc i rekomanduan qe te shtrihet ne spital.

Sipas fjaleve te z. Hajdari, dy polic kan shkuar ne shtepine e Sokol Ismajlit dhe kan kerkuar qe ai te del e ta fik zjarrin ne fshat. Sokoli ju ka thene se nuk munds te shkoj sepse eshte i semure, per cka, sic thot ai, njeri nga policet e ka goditur disa herË. Kete e konfirmoi edhe Kryetari i Komunes se Medvegjes Slobodan Drashkoviq, i cili nuk u prononcua me shume. Hetimet kan filluar per kete rast nga Drejtoria e Policise se Leskocit. (MEDVEGJAeRE.NET)

SHPËRNDAJE