Drazha Mihajlovic kriminel lufte

Rehabilitimi i Drazha Mihajlovicit nuk është një gjë e mirë, ngase ai është kriminel i luftës nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, ka deklaruar presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic, duke reaguar ndaj paralajmërimeve nga Serbia për rehabilitimin e tij.

“Drazha Mihajlovici është kriminel i luftës nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. E dimë se çfarë të këqija kanë bërë çetnikët. Nuk më kujtohet ndonjë betejë, në të cilën ata në mënyrë serioze kanë luftuar kundër pushtuesit, por më kujtohen betejat, në të cilat ata së bashku me ustashët kanë luftuar kundër partizanëve”, tha Josipovic.

Mediet në Beograd kanë theksuar se gjenerali Drazha Mihajlovic do të duhej të rehabilitohej më 23 mars, në procesin e caktuar në gjykatën e lartë në Beograd.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni