Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë ka përfunduar të procesin e mbledhjes së 1240 nënshkrimeve për mbështetjen e listës së tyre zgjedhore për zgjedhjet lokale qe do te mbahen më 24 dhjetor te këtij viti njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Kryetari i PDSH-së dr.Ragmi Mustafa, gjatë një konference per mediat ka falënderuar përkrahësit për listën zgjedhore për t’u futur në një garë që do të jetë triumfuese.

“PDSH do të dalë lidere e vërtetë e këtyre zgjedhjeve dhe do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike për të drejtuar këtë komunë. Prabdaj Bashkohu në familjen e madhe pure shipatre në PDSH, Preshevën do ta qeverisim ne!”, theksoi Mustafa.

Ai u shpreh se tani është koha që votuesi të jap mbështetje partisë lidere, PDSH-së për të drejtuar këtë komunë due avancuar proceset kombeatre deh zvillimore  drejt përparimit në të gjitha fushat socio-ekonomike.

Ragmi Mustafa ftoi gjtihe qytetaret, anetaret dhe aderuesit  e partise me te madhe en Lujginë PDSH-së që të mobilizohen në këtë kohë për të ndërtuar dhe rritur familjen e madhe shqiptare të Partisë Demokratike Shqiptare.

SHPËRNDAJE