DR-ja i kërkon llogari qeverisë për 220 milion eurot e FMN-së

 

Demokracia e Re (DR) sot edhe një herë i ka bërë apel qeverisë së Maqedonisë që qartë të tregojë se ku do t’i harxhojë 220 milion euro nga kredia e marrë nga Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Nga partia e Selmanit dyshojnë se këto mjete do të shfrytëzohen për fushatë parazgjedhore dhe punësime partiake. Sipas DR-së, nëse vazhdon kështu kjo mënyrë e huazimit atëherë borxhi i jashtëm i Maqedonisë do të arrij shifrën prej 6 miliard dollar.

“DR dyshon se qeveria përgatit skenarin që me këto 220 milion euro të korrupton zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Dyshimi jonë rritet akoma më tepër pasi që qeveria edhe pse ka kaluar një javë nuk po sqaron se ku dhe si do të harxhohen këto para. Nëse qeveria është më tej fsheh destinimin e parave atëherë BDI-ja i ka borxh shqiptarëve t’u sqaroj se si dhe ku do të harxhohen këto 22 milion euro”, deklaroi Abdulmenaf Sejdini nga Demokracia e Re.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni