Bokseri nga Zhunica e Preshevës në ringun e Bruksellit Kuq e Zi !

 

Sfida është ajo gjëja me të cilën kënaqem më së shumti,akoma më tepër satisfaksion të jep kur në sfida je dominant. E para bashkë me të dytën deri më tani më kanë shkuar së bashku me një punë të palodhur dhe nuk e kam ndërmend të ndalem deri sa të arrij majat e këtij sporti,gjithmon me gjakë KUQ e ZI dhe i mbuluar me shqiponjën krenare,tha ndër të tjera agjencisë “Presheva Jonë” i riu nga Zhunica (Preshevë) i cili kur ngjitet në ring lojrat marrin fund.

Bruksell, 6 dhjetor/Presheva Jonë

“Presheva Jonë” Dashnim,jeni vetëm 17 vjec dhe kjo të tani keni filluar të tregoni kualitet dhe klas në sportin te cilit I përkisni,kush dhe kur ju shtyri që të merrni rrugën e këtij sporti luftarak shumë atraktiv ?

Dashnim Abdulahu: Sfidat me pelqejne, ky sport ka sfide dhe eshte shume atraktiv, sfidimi dhe atraktiviteti jane ato qe me terheqin ne kete sport. Kenaqesia e te dominuarit te ringut te ben te ndihesh krenar.

“Presheva Jonë” Sa ndeshje keni pasur deri sot dhe si jeni ndar nga to,ju ka gjunjuzuar dikush deri sot ?!

Dashnim Abdulahu:  Deri tani nga 10 ndeshje, vetem nje jam ne barazim, te tjeret i kam gjunjezuar.

“Presheva Jonë” Cilin personalitet të sporteve luftarake e pëlqeni dhe shpresoni që të ndiqni rrugën e tij ?

Dashnim Abdulahu:  Personi qe me ka udhehequr drejt fitoreve, njeherit edhe trajneri im Valon BASHA.

“Presheva Jonë”  Jeni nga Presheva (Zhunica) a mendoni se do tia dilni që shqipëtarët e kësaj ane të ndihen krenar për ty ?

Dashnim Abdulahu:  Do mundohem per me te miren, besoj se do ja dal.

“Presheva Jonë” Si rrjedh një ditë e zakonshme e Dashnimit nga mëngjesi deri në mbrëmje ?

Dashnim Abdulahu:  Dita ime fillon ora 9:00, me nje vrapim njeoresh, pastaj kam detyrimet e shkolles, pasditen e kaloj ne stervitje, dhe darkave ndihmoj ne biznesin familjar. Stervitjet i kam 4 here ne jave.

“Presheva Jonë” Ju kemi parë në disa ndeshje (video) që pas cdo fitore të mbuloheni me flamurin KUQ e ZI si dhe atë të Kosovës,do vazhdoni ta bëni këtë edhe në të ardhmen,kur e them këtë mendoj për të ardhmen afatmesme,thën ndryshe kë mendoni ta përfaqësoni Belgjikën apo Shqipërinë(Kosovën) apo të tria bashkë?

Dashnim Abdulahu: Veshjet i kam dhe do ti mbaj kuq e zi. Gjate te gjitha fitoreve jam mbuluar nga shoket e klubit me flamurin kombetar. Me gjak jam shqiptar, dhe boksoj kuq e zi, kjo eshte me e rendesishmja.

“Presheva Jonë” Ne ju falemderojmë që gjetët kohë për tu përgjigjur pyetjeve të lexuesve,duke shpresuar që në intervistat e rradhës të flasim për fitoret edhe më bindëse të juajat.

Dashnim Abdulahu:  Kenqaesia eshte e imja, shpresoj dhe besoj ne fitoret e ardhshme. Faleminderit.

(linku ku mund te shihini njeren nga ndeshjet më dominuese të Dashnimit)


1 Komente

  1. VULI, December 6, 2011:

    Veq te para Dashi te Shtunen presmi me K.O me perfundu..:D

Komentoni