Dita më e përgjakshme në Afganistan që një muaj

 

Trupat e NATO-s në Afganistan, e kanë kaluar ditën më të përgjakshme që një muaj pasi nëntë pjesëtarë të forcave të tyre janë vrarë.

 

Tetë nga viktimat, përfshi edhe një ushtar amerikan, janë vrarë në një shpërthim të fuqishëm të një bombe, në zonën malore të Shorabakut, në krahinën e Kandaharit.

 

Dy policë afganë gjithashtu kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar të enjten nga një shpërthim, përgjegjësinë mbi të cilin e kanë marrë talibanët.

 

Koalcioni i forcave ndërkombëtare ka njoftuar se një tjetër pjesëtar i NATO-s është vrarë të enjten pasi helikopteri i tij u rrëzua në lindje të Afganistanit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni