Daçiç: Të bëjmë më shumë,Kosova po na ikën

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic ka thënë se Serbia ngadalë po e humb Kosovën dhe se sa më shpejtë që është e mundur duhet të ndërmerret diçka, që “dikur të mos bëhet vonë”.

“Nga dita në ditë po gjendemi në situatë të palakuar. Rezoluta 1244 doli se është mashtrim. Ndërsa ne kemi respektuar kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare, disa shtete të bashkësisë ndërkombëtare prapa shpine kanë pranuar pavarësinë e Kosovës”, ka thënë të martën Dacic në Beograd, raportoi Blic.

Duke theksuar se propozimi i tij për përkufizimi të territoreve në të cilat jetojnë serbët dhe shqiptarët, ndoshta nuk është më i mirë, Dacic ka thënë se deri te zgjidhja mund të arrihet nëpërmjet dialogut.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni