Nga punimet e Sesionit te 16-te te Keshillit te OKB-se per te Drejtat e Njeriut në Gjenevë

Pos diplomates amerikane znj.Clinton në Gjenevë punimet e sesionit të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut po i ndjek edhe Navi Pillai, komisinere  e lartë e OKB-së, Michelinë Calmy-Rey, presidente e Zvicrës, Wiliam Hague, minsiter i jashtem britanik, Sergey Lavrov, minister rus.. Ndërsa nesër në oret e pasdites (e marte) do flase edhe zv.ministreshe  Pneve te Jashtme te Shqiperise znj.Edith Harxhi, menjehere pas ministrit serb Vuk Jeremic, ku nuk do te mungojne replikat, sespe ky fundit sipas burimeve tona, do te merret edhe me rezoluten e Stasburgut per “trafik organesh”

Nefail MALIQI

Gjeneve/OKB, 28 shkurt / AIK-Presheva Jone

Sot ne Pallatin e Kombeve të Bashkuara ne Gjeneve jane tubuar Ministrat e Puneve te Jashtme nga e gjithë bota për të diskutuar mbi krizen në disa vende arabe sidomos ne Libi. Pastaj per dhjetra mijëra emigrantë – shumica e të cilëve nga Egjipti – janë bllokuar në afërsi të kufirit tunizian të Libisë në nevojë për ushqim dhe strehim. Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillai, ka apeluar nderkombetaret që të gjitha vendet t’i mbështesin reformat në Lindjen e Mesme. Ajo nder tejra sot me rasrtin e hpajes se punimeve te sivjem, te 16-in me radhe, nder tjera ka theksuar se para pjesemarresve te sesionit te Këshilli për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Gjenevë, se «bota duhet t’i ndihmoj protestuesit, që shpejt t’i forcojnë ndryshimet e reja “para se ish interesat e ngulitur ta rivlerësojnë vetveten, apo të paraqiten kërcënime të reja”.

Punimet e sivjem po i ndjekin personalite te larta te qverive, te perfaqesuesa sidomos nga minsitri te puneve te jashtme. Sikur shefja e diploamcise amerikane znj.Hillary Clinton ne Gjenve punimet po i ndjej edhe kreu i diplomacisë evropiane, Catherine Ashton dhe ministri i Jashtëm rus, Wiliam Hague, minsiter i jashtem britanik, Michelinë Calmy-Rey, presidente e Zvicrës, pastaj ai rus Sergei Lavrov etj..Ndersa nga vendet ballkanit prezent jane znj.Edith Harxhi zv.ministreshe e Puneve te Jashtme te Shqiperise e cila fjalen do ta marrin neser (e marte) ne oret e pasdites, menjëhere pas ministrit serb Jeremic, ku pritet te ket replika, sepse qysh tash dihet se minsitri serbe si zakonisht do te merret me rezoluten e fundit te Stastbugur rreth akuzave te Dick Marty per “trafik organesh” ne Kosove.

Ne vazhdim te ketij samiti per te drejtat e njeriut ne bote, sot ne Gjeneve pjesemarësve ju eshte drejrtuar edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Clinton e cila pas diskutimit te saj ne OKB eshte takuar me ministrat e jashtëm dhe me të dërguarit në takimin e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, në Gjenevë. Do shtuar se ky keshill te premten e kaluar kishte votuar njëzëri për suspendimin e Libisë. Ndaras nga kjo, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka vënë sanksione udhëtimi dhe të pasurisë kundër Gadafit dhe qarqeve të tij të brendshme. KS-ja ka miratuar edhe embrago të armatimit dhe ka kërkuar që goditja e Gadafit kundër protestuesve, nga e cila mund të jenë vrarë më se 2 mijë vetë, të shqyrtohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, deklaroi nga Gjeneva se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë duke planifikuar aktualisht një sulm ndaj Libisë, ndërsa i bëri një thirrje të qartë Gaddafi-t për t’u larguar. E pranishme në takimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Zvicër, femra më e fuqishme në Uashington deklaroi: “Gaddafi dhe personat pranë tij do të bëhen përgjegjës për këto akte, të cilat bien ndesh me obligimet ndërkombëtare dhe me moralin njerëzor. Është koha që Gaddafi të largohet dhe këtë duhet ta bëjë tani, sepse kështu mund të bëjë një akt të mirë, duke kursyer jetë të tjera njerëzish të pafajshëm”.

Sipas Zonjës Clinton, njerëzit libianë janë duke luftuar me shumë kurajo ndaj plumbave të diktatorit, por e pyetur për ripozicionimin e luftanijeve amerikane në Detin Mesdhe, ajo theksoi se nuk ka një plan për një sulm imediat ndaj Libisë. Ajo, po ashtu, ka nevizuar se anëtarët e këtij këshilli me 47 vende, ata duhet të mbesin vigjilent lidhur me Libinë, për shkak të frikës për represione të reja kundër civilëve nga forcat lojale të liderit të Libisë, Muamer Gadafit.

Duke folur për takimin e Gjenevës, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Uashingtoni mbështet grupet kundër kolonelit diktator të Libisë. Forcat e opozitës kanë kontrollin e qyteteve lindore në Libi , duke përfshirë Bengazin, ku kryengritja ka filluar 10 ditë më parë, thonë se ata kanë formuar një këshill kombëtar për të vepruar si fryme politike e lëvizjes anti-Gaddafi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur publikisht protestat anti Gedafi në Libi, kete e deshmoi sot ne Gjeneve e rikonfrimoi edhe shefaja ediploamcise aamerikane znj.Hillary Clinton gjate nje konfrence shytpi me perfaqesuesit e emdiave boterore ecilsa ishtze e perqednruar kyresiht ne zvhillimet, revoltat ne Libi dhe reformat ne vedet tjera arabe. Kurse, sekretari i Jashtëm i Britanise se Madhe, William Hague duke shprehur qendrimin e qeverisë britanike ka deklaruar sot ne Gjenve se ka ardhur momenti që lideri libian të largohet nga pushteti. “Shpresa më e mirë që Libia të dalë nga kjo situatë është largimi kolonel Gaddafit” ka thënë Hague gjatë konferences se sotme per shtym ne OKB duke shtuar se Britania e Madhe i ka hequr c’do lloj imuniteti diplomatik liderit libian.

Ndërkohë që sekretarja amerikane e shtetit Klinton u shpreh se ka diskutuar sot ne Gjenve për të dy frontet politike dhe humanitare në Libi me kolegët e saj nga Europa, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Të paktën 1 mije persona besohet të kenë humbur jetën si pasojë e dhunës në qytetet lindore të Libisë si pasojë e protestave anti qeveritare që tashmë prej dy javësh kanë përfshirë vendin. Edhe pse Tripoli është një ndër qytetet i cili duket si baza e fortifikuar e kolonel Gedafit, jetesa nuk është aspak normale , pasi sa vijnë dhe shtohen rradhët e gjata për buke dhe ushqime .

SHPËRNDAJE