Preshevë, 23 korrik -Jemi deshmitar se dheu i zi Lugines se Presheves sivjet mbuloi mbi 40 shqiptare nga keto treva, kreysisht te rinj. Shumica e ketyre viktimave per cudi jane nga diaspora (Zvicer, Gjermania, France, SHBA..) por edhe vendore..Vdekjet ishin kryesisht nga zemra, vapa e semundje tjera..por edhe aksidente te shumta, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Eshte papranueshme te thuhet se ata shkun nga skamja, stresti apo probleme tjera familjare…Cka eshte e shkrume e shkrume, prej deke sun ikim.

 

Mbi 40 viktima ne Luginen e Presheves brenda 12 muajve te fundit ?!

“Nese duhet te vdes dikush, ne duhet te vdesim ketu, e jo ju atje ne perendim.. po e shef vlla se ne ketu marum nga fukarallaku, papunesi e madhe, skamje sa te duash, lypsa rrugëve, para xhamisë.. stresi na myti, kurqysh mujin sun po e qesim, me borgje..u mbush Presheva me genjeshtar, hajduq e kriminelë politik e ekonomik.. Kta lideret tane po lujon k*qe me popullin e shkrete shqiptar, na kane ba budall me ndreqje e prishje te pushtetit, me do far koalicione te m*tit..” thote miku im i zhgenjyer me pushtetin preshevar, mezi po prit me t’ja shkep dikah ilegal, me te cilin ishim ulur te pinim nje kafe pa sheqer, pasi ishim kthyem nga nje varrim i nje kojshie i cili po ashtu kishte nderruar jete i ri ne Zvicer.

Shoku im i klasës ne kete restaurantet ne Presheve te mbushur plote me te rinje vazhdon muhebetin duke u “kajtur” dhe duke sjellur cigaret Malboro me gishtrinj mbi tavoline i cili fliste per fukarrallëk. E pyeta, sa kushton bre nje Malboro. Ai, duket se e mori vesh.. “Po, po..po e di ku po qet.. E di une shume mirë o shok i klasës, se ma mirë eshte me i marr 20 bukë se me e pi ket m…cigare. Po cka me ba, spo e pi bash pi qejfi, po e pi me ma marr Zoti shpirtin ma frikë, po qe spo del se.., vec helëm me pi..Po a jetohet bre burre keshtu..Ti mire valla pshtove,  qe e mabrove studimet e dole menjehere jashte. Une edhe me fakultet edhe po sillem rrugëve. Atyre pa shkolle si paguhet djersa, argati, jane ba vec me fole vetevete, ku mos me vdek i ri o shoki, ku mos me t’lan zemra ne keto kohe pa kohëra.. Tybe me ktuhen s’ka kurgja vec Zoti e bafte hajr..Valla shyqyr qe ju kemi juve atje, se pasha nje Zot kishim marue, sa per këta pushtetaret tane, as qente s’na kishin hanger.. Kta qe po vdesin ditëve te fundit Allahu n’xhehent i paqe que, egjeli i insanit bre, po ma mirë po them qe kane shkue, bile jane qlirue. Zoti i merr njerëzit e mirë ooo shoki…a spo te shofin syte se u prish dynjaja, ka humb rahmeti kush ka-ka, kush s’ka-s’ka, cka me ba…”

Ai,  me pyeti ne fund: A  bre cka i thue ksaj pune, shume te rinj sivjet vdiqen nga Lugina Preshevës? Une i thash, burre cka po me pyet mua, unë s’jam hoxhe..po edhe mu kane hoxhë, sigurisht edhe ai do ta jepte te njejten pegjigje si une, se keto jane punë të prerendisë, përcaktime të Allahut i koshim fal atij…

Ama ndoshta kemi te drejte te pyesim cfare po ndodhe me preshevaret, ku vetëm kjo vere apo nga viti i kaluar e deri tash toka e zezë i hange 24 shqiptare, kryesisht te rinj, te moshes nen 50 vjecare. Shifra prej 23 viktimave eshte nje shifer jo e cakte dhe mund te jene edhe me e madhe, shifer kjo e cila ka mundur t’i regjistrojne aq sa kane mundur mediat tona, cka sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” ky numer kalon shifren 40 personave qe kane nderruar jete ketyre 12 muajve te fundit.

Njerëzit edhe më pare kan vdekur. por jo kaq shpesh, as jo kaq te rinj, ka pasur gjithmone deka.. por deka me ren e me ven.. Po ndoshta mileti u shtue..Sidoqofte, Allahu n’xhehnet dhe gajretin famljarëve!

 

Ja emrat e 24 personave ngas Lugina e Preshevës te vdekur brenda një viti (nga 2016 deri sot..) qe arriten portalet tona t’i regjistrojne…

1. Kushtrim Fehmi Kelmendi (55) France
2. Jusuf (Orhan) Ibrahimi (24) SHBA
3. Reshat Ramadani (56) Zvicer
4. Alfons Ahmeti (41 vjeç) Ne Prishtine, aksident
5. Lulzim Hetem Sahiti ( 39 vjeçare) nga Medvegja
6. Nazim Sadri Nuhiu nga Presheva (Isivuk)
7. Dilaver Musliu (1946) Strezovca
8. Hfz. Vehbi ef. Dalipi nga fshati Golemidoll
9. Prof. Jakup Shabani (64) Miratoca

10. Aljesa Ajdini (4) nga Shoshaja
11. Hasan Lutë Krasniqi nga Sfirca e Medvegjes
12. Burhan Sulejmani nga Tërnoci i Bujanoci
13. Suat Sadiku (Rahovica) ne Zvicer
14. Leotrim Saqipi (nxenes) nga Bujanoci
15. Mensur Kamberi (31) Zvicer
16. Bardhyl Demirin (28) police ne Zvicer
17. Bejxhet Mustafa (Zhunice) Preshevë
18. Krenar Fejzullahu (28 ) Austri
19. Alban Rashiti (32) Zvicer
20. Rabit Nuredini (65) UCPMB
21. Mr.Zeqirja Islami-Zekolli (72)
22. Abelard Kamberi (23) nga Tërnoci i Bujanocit
23. Ismail Kamberi (62) nga Corrotica
24. Avdi Bajrami (49) nga Ternava, shef policie

SHPËRNDAJE