Preshevë, 28 maj -Në Ballkan, herët a vonë, do të ketë ndryshim të kufijve, tha i ish-zëvendësi i shefit i CIA-s Steven Meyer. Ai thotë se kufijntë e ri më shumë gjasa do të tërhiqen në Maqedoni, por edhe në Kosovë dhe Serbi, përfjsir ekuet Luginen e Preshevës dhe Veriun.

Po behen me shume se tre vjet që kur u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit dhe madje edhe më shumë se Beogradi dhe Prishtina po negociojnë për të gjetur një zgjidhje për problemin e Kosovës. Deri më tani procesi i Brukselit ka prodhuar shumë pak progres dhe progresi që është arritur ka qenë kryesisht në çështje të vogla, siç janë telekomunikimet – që kanë pak ndikim në çështjet kryesore. Por, në një akt dëshpërimi, këto marrëveshje “të vogla” trajtohen si arritje të mëdha nga qeveria në Beograd. Nëse negociatat vazhdojnë të trajtohen si një seri çështjesh teknike, është shumë e vështirë që do të ketë përparim të dukshëm në çështjet me të vërtetë të rëndësishme. Vlen të përmendet, për shembull, se nuk ka pasur përparim në krijimin e një Asociacioni të Komuniteteve Serbe për shkak të papërgjegjësisë së Kosovës.

Gjithashtu në vitin 2012, kryeministrat Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi ranë dakord mbi çështje të tilla si tregtia, doganat dhe diplomat e universitetit në një përpjekje për të filluar negociata më thelbësore. Kjo përpjekje gjithashtu dështoi.

Sipas kabllogrameve të WikiiLeaks diplomatët amerikanë paralajmërojnë se ‘lëkundje dhe dobësia evropiane” do të mund të përforcojë kontrollin serb mbi pjesën veriore të territorit të Kosovës. Kjo tendencë për ndarjen e Kosovës me Serbinë është vërejtur nga takimet mes Ivica Dacicit dhe Hashim Thaçit në dialogun e Brukselit, citon agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

Ai beson se “BE-ja nuk ka zgjidhje për Ballkanin dhe se Shtetet e Bashkuara nuk jane më e interesuar në Ballkan”. Stephen Meyer,. ka thne se  Kosova duhet të ndahet përgjatë vijave etnike. Beogradi duhet të zgjedhë me rekomandimin e Samarxhiçit për vitin 2008 për të ndarë Kosovën përgjatë vijave etnike. Prandaj, Serbia do të ushtrojë sovranitetin e plotë në veri të lumit Ibër, sikur edhe shqiptzaret ne Luginen e Preshevës, ku shqiptaret përbëjnë më shumë se 90 për qind të popullsisë.  Keto ndyrshime kufijsh ne ballkanin e “nxhete” i ka paralajmëruar edhe profesori i njohur amerikan Alan Kuperman, ekspert për Ballkanin dhe profesor në Universitetin Amerikan në Teksasit në Austina, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

 Meyer beson se BE-ja nuk ka zgjidhje për Ballkanin, dhe se nuk është e interesuar në për Ballkanin por jo edhe  Shtetet e Bashkuara të cilat sipas tij Ballkanin e kanë zonë interesi.

Duke folur për situatën në rajon, ai ne vazhdim pohon se  “Bosnja dhe Hercegovina është sot më larg nga të qenit një vend i bashkuar se në të kaluarën. Çështja e Kosovës po bëhet gjithnjë e më serioze, dhe Maqedonia është në rënie serioze për muaj. Në të njëjtën kohë, BE-ja nuk ka përgjigje për pyetjet që pllakosin Ballkanin”, thotë Mejer për “News”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Meyer shtoi se çdo ndryshim i kufijve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë mund të rrisë Shqipërinë e cila megjithatë tash për tash e e din se nuk do të ketë mbështetjen e SHBA.  “Megjithatë, është e rëndësishme që të mbani në mend se Washingtoni nuk është tash për tash shumë i interesuar në Ballkan. Administrata Tramp nuk do të reagojë sidomos nëse këto ndryshime ndodhin në mënyrë paqësore, të ngjashme me mënyrën se si, të themi, Mali i Zi erdhi deri tek pavarësia”, thotë analisti.

Kur u pyet se si administrata amerikane ka reaguar në rast të formimit të Ushtrisë së Kosovës, ai tha se qeveria e SHBA tash për tash nuk është në favor të  formimit të Ushtrisë, por që kjo qasje mund të ndryshojë  lehtë.  “Administrata Tramp ka qasje të vogël ekspertësh në lidhje me Ballkanin. Serbia duhet të jetë shumë e kujdesshme për të ndjekur ndryshimet në politikën amerikane,” thotë ai.  Sipas tij, kjo ushtri, në qoftë se krijohet, do të shtojë një tjetër element që situata të jetë më e tensionuar.

 

* Dr. Steven Meyer është Kryetari i Programit të Sigurisë Kombëtare në Akademinë Daniel Morgan. Ai shërbeu 25 vjet në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës si një analist dhe menaxher i lartë i inteligjencës dhe si zëvendës shefi i Task Forcës Ballkanike të CIA-s në vitet 1990

SHPËRNDAJE