BILDT: Nuk merrem me thashetheme..I dua apo jo shqiptarët flet angazhimi im në rajon

Ka deklaruar për agjancinë informative « Presheva Jonë“ shefi i diplomacisë suedeze Carl Bild, duke shtuar se  « nuk e njoh atë  WikiLeaks dhe nuk kam takur asnjëherë, prandaj edhe nuk dua të merrem me thashetheme.. »

 

Gjenevë, 4 mars

 

WikiLeaks vitin që shkoi ka publikuar 200, nga 5 milionë dosjet e marra nga kompania amerikane e sigurimit “Stratfor” dhe vëmendjen mes tyre e kanë marrë mesazhet e ministrit të Jashtëm suedez, Carl Bildt.  Gazeta e njohur suedeze “Expressen” dhe SVT televizioni suedez kanë dhënë lajme ekskluzive, duke u bazuar në të dhënat e Wikileaks, i cili ka vendosur t’i publikojë  disa e-mail të ministrit të jashtëm suedez, Carl Bildt. Burimi i njohur si SW501 tregon se Carl Bildt gjithashtu ka një marrëdhënie të ftohtë me kryeministrin suedez Fredrik Reinfeldt. qëkur Reinfeldt ishte udhëheqës i rinisë gjatë kohës kur Bildt ishte kryeministër i Suedisë.

Sipas raportit të “Stratfor”, shefi i diploamcisë suedeze z.Bildt është kritik i fortë i Rusisë dhe një herë e ka quajtur Putinin “çetnik”, një term i përdorur për t’iu referuar ultranacionalistëve serbë. Madje,  sipas  WikiLeaks minsitri i punëve të jashtme të Suedise Carl Bild qenka “i paguari” i amerikës (proamerikan) dhe i preferuari i SHBA-ve apo edhe ajo tjetra se diplomati suedez Bildt i “urren kroatët dhe shqiptarët… Mes ambicieve për ta kthyer Suedinë në një “fuqi botërore”, ai ka shprehur mospëlqimin për Kryeministrin rus, Vladimir Putin dhe, gjatë punës së tij në Ballkan, ka dalë në përfundimin se ai « nuk i pëlqen shqiptarët dhe kroatët. »

Gjurmëve të lajmit agjancia informative kombëtare ka kontaktuar z.Bild dhe ka kerkuar shpjegim lidhur me atë se i urren apo jo shqiptarët ministri suedez ? I pyetur në Gjenevë, se sa qëndrojnë ato cfare kanë shkruar disa mediume duke ju referuar WikiLeaks ku përfolet emri i diploamtit suedez në raport me shqiptarët,  minsitri Carl Bild  për agjencinë informative « Presheva Jonë » është përgjigjur se « Ato janë thashetheme dhe si dihet mirë për atë se i dua apo jo shqiptarët flet puna dhe angazhimi im në rajon. Prandaj unë nuk dua të mererem me këto theshetheme pas të cilave qëndronë Wikileaks i Assange që i prinë një fushate ndërkombëtare për diskreditimin jo vetëm të emrit tim por edhe kundër Suedisë..»

————————

(Në Foto: Diplomati suedez Carl Bildt me gruan e tij italiane Anna Maria Corazza Bildt)

 

Anna Maria Corazza Bildt (born 1963 in Rome) is an ItalianSwedish politician of the Moderate Party.

In 1998, she married Carl Bildt, former Prime Minister of Sweden, former leader of the Swedish Moderate Party and present Foreign Minister.

————————————————————————-

 


2 Komente

  1. Baki hajdini, March 5, 2012:

    Karl Bild ësht një politikan ishquar.Ne me punen ton duhet ta tregojm veten.Duhet ti lam anash ato ,a na don apo snadon.Sejcili njeri(person) duhet ta ket fjalen e lir të shprehjes.përshëndetje të ngrohta nga Suedia.

  2. hakiu, March 6, 2012:

    mos harroni po ky karl bild ka derdh lot per kasapin e balkanit millloseviq,po ky krl bild,i shkoi ne burg bilana plavisiqit,mu asja qe eci mbi trupat e vdekur te muqlimanve boshnjak ne bjelin,pra ky esht karl bildi,jo qe si don shqiptart ,por si don muslimant,pra e pengojn minaret ,lexoni s ekush esht ky dy ftyresh

Komentoni