Ne drejtuesit e fondacionit të tre përiqindëshit jemi të pastër si loti, sepse fondacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës në egzil nuk kishte funksionuar në Zimbamve e as në Bangladesh ,  por në Zvicër dhe Gjermani, në ato vende ku funksionon shteti juridik dhe sitemet bakare  janë nën kontroll të rreptë…”, ka deklaruar zëvendëskryemisnitri i Kosovës dr.Bujar Bukoshi në një intervistë dhënë sot agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”.

 

 

INTERVISTE EKSLUZIVE ME ZEVENDESKRYEMINISTRIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS Z.BUJAR BUKOSHIN DHËNË AGJENCISË INFORMATIVE KOMBËTARE “PRESHEVA JONË”

 

Prishtinë, 15 maj

 

“Pas përfundimit të luftës kanë tepruar edhe disa të holla, ishte fjala për nja 60 milionë marka gjermane  dhe jo 24 milionë siq po flitet,  me të cilat mjete ne kemi themeluar Unionin për Integrimin e Kosovës prej nga u realizuan mbi 150 projekte të vogla dhe të mesme  në rindertimin e shkollave tona, pastaj për Univesitetin Amerikan u dhanë nja 10 milionë euro, për instalimin e bustit të “Skenderbeut” në kryeqendër, që e pat propozuar Rugova e kështu me radhë…Dhe tash fondi i 3 %  është mbyllur, nuk funksionon pasi që më nuk kemi edhe projekte dhe formalisht do të mbyllet tash se shpejti edhe në Gjermani, atje ku edhe ishte themeluar fiondi në fjalë. .”Kur ske cfare te bësh. luaje derën..” thotë populli, dhe tash ata që flasin rreth këtij fondi janë intriga dhe spekulime, që si duket dukujt ju kanë harxhuar betaritë dhe s’po kanë me cfarë të merren..” ka deklaruar kryeministri i parë i Republikës së Kosovës dr.Bujar Bukoshi në fillim të intervistës për agjencinë informative   “Presheva Jonë”.

 

 

BUKOSHI: Jam i gatshëm t’i përgjigjem rastit “Tolaj” dhe 3 %  por jo nëpër oda,  por në mënyrë institucionale !



Presheva Jonë: Z. zëvendëskryeministër vec sa jeni kthyer nga një udhëtim zyrtar, nga SHBA-të. Fillimisht mund të  na thoni për qëllimin e kesaj vizite ?

 

 

BUJAR BUKOSHI:  Po, isha i ftuar në Teksas tëAmerikës në Samitin e parë të këtij vendi me moton “Teksasi dhe BE-ja”  Dhe gjatë kësaj konference ku Teksasi si një shtet i SHBA-ve pretendon t’i përforcojë marrëdhniet me BE-ne dhe vendet e Juglindore, ku prania e Kosovës ishte e arësyeshme me këto vende mike të vendit tone. Gjatë këtij samiti edhe unë mora fjalën duke u pëqëndruar mbi  sfidat dhe rolin e  Kosovë si një shtet i ri në zhvillimin dhe stabilitetin në rajon. Ishte një konference në përgjithësi e sukseseshme, ku pata rastin të takoj e bisedoj me personalitete tës shumta botërore, madje edhe me përfaqesues të vendeve të cilat ende hezitojnë ta njohin vendin tone.  Dmth Kosova në këtë konference ndërkombëatre ishte prezent si një shtet,  ku njëkohësisht  u bë edhe një lobim i frytshëm.

 

 

 

PËRALLAT E MINHAUZENIT VAZHDOJNË EDHE PAS ALLA BEN ISA MUSTAFAS  DHE BUKOSHIT QË I PASKA DHANË MILOSHIT 500 MILIONË EURO ?!

 

Presheva Jonë: z.Zv.kryeministër fillojmë nga një pyetje aktuale për cfare po flitet jo vetem ne qarshinë e Prishtinës por edhe në disa media. Është fjala se ju z.Bukoshi në një intervistë keni deklaruar, se sa i përket Fondit shtetëror të 3%  tashmë është një “kapitull i mbyllur!”. Por, në bazë të disa shkrimeve në mediat tona, duket se nuk është një kapitull  bash i mbyllur, por i filluar ? Cka po zihet  këtu z.Bukoshi.

 

BUJAR BUKOSHI:  Po, po dicka po zihet  e po përzihet..(qeshet..) Fillimisht deshta t’ju përkujtoj një fjalë popllore “kur s’ke cka të punosh gjë , luaje derën…”. Pra kjo është një rezultat i pikërisht i flustrimit së skenës politike të Kosovës, në vend se të mereremi me problemet vitale të vendin  tonë, ekonomia, papunësia, ligji, rendi, veriu dhe lufta kundër korrupcioni avanciimi proceseve të integrimeve euro-veritalantike etj…Kjo ishte një. Dhe së dyti, cështja e fondit të 3 %  siq e kam thënë, po e përsëris edhe njëherë se ështe një kapitull i mbyllur dhe unë nuk jam kah marr vesh dhe besa edhe po cuditem me disa që po i mshojnë gozhdës në të njejtin vend, kur kemi thënë se ajo cëshje ka përfunduar. Unë gjithnjë  ndihem  krenar që qeveria ime në egzil ka bërë një punë të mrekullueshme për vendin, që me ato fonde ja kemi arritur misionit tone  për t’i kontrubuar popullatës, atdheut në kohrat më të vështira gjatë okupmit, gjatë luftës dhe se fundi pas clirimit,..në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Dhe, ne jemi të gatshëm të japim përgjegjësi dhe llogari per ato fonde, megjithse ne disa herë kemi dhënë llogari dhe kemi shpjeguar se ku e si janë derdhur ato mjete. Me duket se kemi qenë mjaft transparent edhe para kuvendit të Kosovës. Siq e dini është themeluar fondi për rindërtimin e Kosovës, Nëse dkush dëshon në ato mjete, në atë fond , atëher le të urdhojë vlla kush të dojë të themelojë një komision juridik, gjyqësore, në nivel paralementar apo qeveritar të bëjmë  hetime dhe ne jemi të gartshëm t’ipërgjigjem të gjthëve me fakte dhe dokumentAcione, sepse fondi ynë nuk ka funsionuar në Afrikë, në Zimbamve e as në Bngaldesh,  por në Gjermani dhe Zvicër vende keto më strikte dhe shtete të dëshmuara për nga profesionalizmi në sferën e drejtësisë apo abuzimeve të përket  fondacioneve, sepse tre përqindëshi  nuk ka qenë i vetmi fond i yni  strehuar në Zvicër apo Gjermani, por ka pasur dhe ka ende fonde tjera ndërkombëtare, jo me miliona, por me biliona dollarë..

 

 

Eshte cudi se me cështjen e fondit  të 3 % disa merren në faza-faza, periudhë pas periudhe ,  nuk di cfare fshihet aty, fushata, apo janë tendecioze  apo jo, vetëm ata e dinë  më së mirri që merren me këtë qeshtje..Prandaj edhe nuk e shof të arëseshme që unë të merem me to dhe të humbi kohëkot  me gjëra të tejkaluara. Ju e dini  se kohëve të fundit ka pasur disa spekluime  disa absurditetete, madje edhe qesharake të disa hulumtimeve të koelgëve të ju që paskan zbuluar se Isa Mustafa ish-ministri i qeverisë së Kosovës në egzil paska pasur një shtëpi në Shtutdgard të Gjermanisë, ku pastaj na doli në shesh se ai paska qenë njëfar arapi me të njetin emër mbiemër. Dhe na përkujton at proverbin,  sa magar ka buzbardhë, ja kjo është  gazetaria jonë investigative. Speklime nuk u ndalën aty,  por ato vazhduan duke thënë edhe atë se Bujar Bukoshi i paska dhënë nja 500 milionë marka Miloshevicit…(qeshet..) keto janë sikur përrallat e e Minhauzenit. Dhe po e persëris, unë nuk e kam ndermend me dal para publikut për të  bërë bé e erfé, kur dihet se ajo cëshje, dosje është e mbyllur,  përfunduar tashmë për ne.  E kush ka kohë të merret me hajgare, spekulime, shpifje vazhdojnë, ku etikemtimet ndaj personaliteteve tona, që tashmë tashmë sikur janë bërë traditë, le të vazhdojë…Por, realiteti ftakeqësisht për ata që merren me këtë propagandë  është krejt ndryshe rreth tre përqindëshit, që ne jemi të gatshëm ta dokumentojmë kudroherë në mënyrë insititucionale e asesi nëpër oda.

Unë ka rrespekt ndaj mediave dhe duhet përkrahur në misioni e tyre prefesional, por kur jan  futin kot, jo vetëm unë, por gjithkush i injoron, madje në Zvicër për trillime apo etiketme të tilla jo vetëm të personalieteve, por të kujdoqoftë jepen përgjegjësi.

 

Presheva Jonë: Meqenëse ish-minsitri juaj z.Isa Mustafa i paska të gjitha të dhënat pse nuk i publikoni dhe t’i thotë stop thashethemeve ?

 

 

BUJAR BUKOSHI:  Po, ne kemi dalur disa here pasi është kryer lufta, para kuvendit, jemi deklaruar,  kemi raportuar  për gjitha ato të holla dhe rreth fondit të 3 përqindshit..se ku dhe kah kanë shkuar ato mjete deri në përfundim të luftës.. Pas përfundimit të luftës kanë teprura edhe disa të holla, ishte fjala për 60 milionë marka gjermane  dhe jo 24 milion siq po flitet,  me të cilat mjete ne kemi themeluar Unionin për Integrimin e Kosovës prej nga u realizuan mbi 150 projekte të vogla dhe të mesame  në rindertimine shkollave tona, pastaj për Univesitetin Amerikan u dhënë nja 10 milion, për instalimin e Skenderbeut, që e pat propozuar Rugova e kështu me radhë…Dhe tash fondi i 3 %  është mbyllur, nuk funksionon pasi që më nuk kemi edhe projekte dhe formalisht do të mbyllet tash se shpejti edhe në Gjermani, atje ku edhe ishte themeluar fondi në fjalë që ja pa hajrin popullata, që ja pa hajrin clirmi i Kosovës…

 

Në krye të këtij fondacioni ishin tre persona unë si kryeministër, pasatj Isa Mustafa si minister i financave dhe Hafiz Gagica, kryetar i degës së LDK-së për Gjermani…ku ishin të përqëndruar në fondin qendror në Gjermani. Trepëqindshi  ka pasur 17 fonde nëpër evropën pertednimore  dhe në Amerikë. Mjetet janë mbledhur përmes bankave  si në Gjamrani ashtu edhe në Zvicër. Ato mjete janë kontrolluar dhe mbiqyrur nga bankat e njohura për nga  profesionalizmi, pastaj ju e dini se si në  Zvicër ashtu edhe në Gjermani bankat janë të vështira dhe atyre nuk guxon asgjë t’i kaloj pa kontroll, me ta s’ka malverzime. Në Gjermani siq e dini ka qenë aktiv dhe i agnazhuar Gagica, ndërsa në Zvicër, në Gjenevë ka qenë Xhafer Shatri si minister i informatave që dikur edhe u largua.  Ne kishim themeluar atëbotë një bankë në Tiranë, “Dardania Banke”  ku mjetet tona si nga Gjermania ashtu edhe nga Zvicra transeferonim herë pas here për nevoja, e asesi nuk kemi mbajtur, bartur para n’xhepa apo dore pas dore..dmth gjthëkcka ka qene zyrtare, e dokumentuar. Pra ky është një kapitull i mbyllur, megjithse ne nuk ja japim të drejtën vetes që ta mbyllim gjojën, mund të flasim pse jo. Por, ne nuk e kemi ndermend me shku nëpër oda, mitingje t’ bëjme bé askujt rreh 3%.

 

 

SI DHE PSE U GJUAJT CARLA DEL PONTE NË GJENEVË

 

Presheva Jonë:   Po, kur përmendët Xhafer Shatrin,  më ra ndërmend një pyetje, ju kujtohet atëbotë  kur Carla del Ponte, si kryeprokuorre në Ministrinë Publike në Zvicër (MPC) para se të ishte në krye të TPI-së, ju gjuajt Gjenevës dhe  për një kohë kishte bllokuar mjetet në Zvicër, ishte  fjala aty për disa milona franga. Por, pas hetimeve ato u debllokuan me kusht që të shkojnë në destinacionin e duhur, në Kosovën e pasluftës, në shkolla, spitale e sektore tjera humanitare. Kanë shkuar apo jo, ato mjete në vendin e duhur  ?

 

BUJAR BUKOSHI:  Po, origina e atyre mjeteve ishte popullata jonë, ishin mjete të tubuara nga mërgimtarë tanë të cilët kishin ndarë fitimet me djersë,  puna e tyre, me saktifica, madje duke reduktuar edhe kafshatën e gojës së fëmijëve të tyre në Kosovë, vetëm për clrimin e  Kosovës, sepse ne ishim të okupuar. Në fondet e Gjemrnaisë dhe të zvcrës janëd erdhur mjete pandërpre, madje edhe azilantët, paamendoje cfare atdhedashurie  dhe solidarizmi është treguar nga mërgimtarët tanë në perendim për Kosovën dhe nevojë për t’u cliruar të cilën nuk kursyen asgjë për atdheun. Edhe zyra e Carla del Pontes kishin ndërmarrur një hapë të tillë, duke bastisur e kontrolluar dokuimentacionin, kopjuterët..ajo ishte detyre e esd aj e  nj shteti. Zvicra është një shtet i dëshmuar juridikisht dhe angazhimi e tyre ishte krejt normale, jo vetëm për dyshime, por edhe për inspektime e kontrollime në detaje se nga po vijë ato mjete dhe ku dhe nga po shkojnë…Dhe pasi panë se gjithcka është në rregull ato mjete edhe u debllokuan..Lidhur me ato mjete edhe unë kam pasur rastin të bisedojë diekt me Carla del Ponten edhe përmes telefonit, ku i kam shpjeguar qartë qëllimin e tubimit të mjeteve dhe destinacionit të tyre..

 

Fondi i  3% ishte një kapitull im lavdishëm i solidarizmit të shqiptarëve jashtë Kosovës por edhe brenda Kosovës  në derdhjen e parave ku Qeveria e Kosovës në egzil ka udhëhequr ato me përgjegjësi të madhe dhe i  ka dokumentuar dhe është e gatshme që edhe më tutje t’i argumentojë. Dhe ne tash nuk kemi asgjë të bëjmë me to, përveq krenarisë, mirnjohjeve dhe falanderimeve që na vijnë nga njerzit, popullata e insitucionet tona. Natyrisht, ne jemi të vetdijshëm  se pas luftës njerzit kanë qenë shumë të dëshpruar  ku ka pasur vend edhe për dyshime, pritshëria ka qenë e lartë pas intervenimit të NATO-s. Me njëfjalë ishe një kapitull i  lavdishëm, por tashmë edhe i mbyllur dhe tani ne nuk kemi kohë më të merremi e të kthehemi kujt t’i teket e sa herë të dojnë të mes e te para… kur na presin punë dhe obligime shumë ma serioze shtetit tonë.

 

Fondi, mjetet e tre përqindëshit  kanë qenë para të pastra, i  kanë shërbyer Kosovës, është mbajtur fronti kundër Sertisë dhe serish pas Kosovës ato mjete kanë qenë në shërbim të popullates, pra me një fjalë ato ishin një  produkt që sot jemi në shtetin tone të lirë.

 

 

PËR RASTIN TOLAJ KAMË DHËNË DEKLARATË DHE JAM I GATSHËM TË KONTRIBUOJ NË KËTË AFERË NËSE MË FTON DREJTËSIA

 

Presheva Jonë: Në afrën Tolaj  flilet se edhe ju do të jeni dëshmitar. Do të jeni apo jo dëshmtar z.Bukoshi ?

 

BUJAR BUKOSHI:  edhe rreth kësaj afere mnd t’ju them se zotri Tolaj eëhtë arrestuar me dyshim se e paska keqërdorur detyrën, pozitën etj..Dhe tash procesi eshte në  hetim e sipër  dhe unë e kam parë të arësyeshme që të mos flasë për të rrespektuar institucionet tona, ato të organeve të hetuesisë për t’i  lënë rehat të kryejnë detyrat e  tyre..Por megjthatë po them,  meqë më pyetët, dhe meqë  unë kam qenë minister i atij institucioni, se kam qenë i ftuar dhe kam dhënë deklaratën time cfarë është dashur të jepet se si ka qenë puna. Dhe nuk jam fare i  shqetësur, sepse ndjehem plotësiht i pastër, bile unë sa isha në krye të saj ministrie për gjashtë muaj pata denoncuar një rast eklatant kur ministrise i humbën pa shejë e pa doke nja 1.600.000 euro dhe aty u fitua procesi gjyqësore fare pa u ankimuar ministria. Dhe tash është nje histori po ashtu e harruar qe ka filluar së fundit nëpër shtyp të  përtypet e stërpyrtypet..Sidoqoftë.  në këtë drejtim s’jam fare i shqetsuar dhe pres qa organet e drejtësisë ta japin fjalën e vetë se a shkojë si dëshmitarë  apo si i akuzuar, apo si dyshuar që kam vrarë tre vetë,, ajo është e drejë e organeve komptenteve, ne këtë rast ato të  drejtësisë dhe ne duhet rrespektuar ato. Ju e dini se në atë kohë si ministër ka qenë koha e tenderave, korrupcionit, por unë kam qene shum larg tyre.

 

 

LDK NUK KA KËRKUAR ASNJËHERË ZYRTARISHT HETUESI PËR ATENTATIN KUNDËR RUGOVËS E AS VRASJEVE TJERA NË KOSOVË

 

Presheva Jonë: Dhe për fund, sa ishte gjallë presidenti Rugova u vranë e u vranë nejrëz, personalitet saqë flitej në masë se krejt bashkëpunëtorët  e Rugovës i fshinë prej kësaj toke, ku edhe vete Rugova ishte viktimë e një atentati.  Ju si dorë e djethte e Rugovës atëbotë LDK a ka këruar zyrtarisht hetuesi nga UNMIK apo tash se fundi nga EULEX kundër autorëve të këtyre atentateve terrroriste ?

 

 

BUJAR BUKOSHI:  Jo, jo nuk ka pasur kurrënjëherë kërkesa zyrtare për heuesi, përveq atyre deklaratave tradicionale qofshin nëpër media apo tubime se dënojmë apo duhet arrestohen autorët e krimeve sikur edhe atentati kundër presidentit Rugova.. Njerëzit janë vrarë  në Kosovën e pasluftës e askush nuk ka ndriquar asnjë rast dhe  askush nuk ka marrur përgjegjësi.Tash duket se  ka ardhur fundit edhe vrasësve, siq po e shifni kanë filluar proceset ku ish-pjesëtarë të UCK-së apo i SHIK-ut del me emër e mbiemër e deklarohet se unë kamë punuar për filan shërmbimin, më kanë paguar kaq-kaq para të vras shqiptarë,  me vra filan njeriun, personalitetin. Kjo më duket është ma trimni, se sa me e vra njeriun?!

SHPËRNDAJE