BUJANOC: LPD e Jonuz Musliut i thotë lamtumirë Trupit Koordinues të Luginës së Preshevës

 

 

 

KUMTESE PER PRESS:

Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik, në mbledhjen e mbajtur më 30.06.2011, ka shqyrtuar gjendjen politike dhe të sigurisë si dhe situatën e krijuar pas bllokimit të deponisë së mbeturinave në Komunën e Bujanocit.

Në këtë mbledhje kryesia e LPD-së doli me qëndrim se ajo angazhohet për një komunë multietnike dhe është kundër çdo ndarje mbi vija etnike.

Duke pasur parasysh pasojat ekologjike si dhe rrezikun e shfaqjes së ndonjë epidemie, por edhe reflektimet politike, kryesia e LPD-së kërkon që urgjentisht të bëhet debllokomi i deponisë.

Në këtë mbledhje kryesia e LPD-së shqyrtoi edhe punën e Qeverisë dhe Trupit Koordinues lidhur me Komunën e Bujanocit dhe të Luginës së Preshevës.

Kryesia e LPD-së vlerësoi se Trupi Koordinues nuk është duke e kryer rolin për të cilin është krijuar:

–                           Në vend se të rritet numri i të punësuarëve shqiptarë në dogana, polici, drejtoria e tatimeve dhe institucionet e tjera shtetërore, që veprojnë në Luginë, ndodh e kundërta, shumica absolute e të punësuarëve janë serbë;

–                           Moszgjidhja e çështjes së arsimit të lartë përfshirë edhe nostrifikimin e diplomave nga Universiteti i Prishtinës;

–                           Mosnjohja e të gjitha dokumentacioneve që lëshohen nga institucionet e Kosovës;

–                           Mosangazhimi për investime në Komunën e Bujanocit dhe më gjerë;

–                           Moskrijimi i kushteve për kthimin e të të zhvendosurve;

–                           Mospërfillja e kërkesave të shqiptarëve për demilitarizimin e rajonit;

–                           Arrestimet e vazhdueshme të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së edhe pse është shpallur amnestimi i tyre;

–                           Mosaktiviteti i grupeve punuese të formuara në kuadër të Trupit Koordinues.

 

Duke pasur parasysh se Qeveria dhe Trupi Koordinues, nuk janë angazhuar për zgjidhjen e këtyre problemeve, kryesia e LPD-së, merr qëndrim që të largohet nga Trupi Koordinues.

LPD angazhohet për stabilitet dhe prosperitet të Komunës së Bujanocit dhe rajonit.

 

 
NGA KRYESIA E LPD-së

Jonuz Musliu – kryetar

Lëvizja e Progresit Demokratik

Rr. e Kosovës, nr.54

17520 Bujanoc

Data: 01.07.2011

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni