Britania lejon referendumin për ndarjen e Skocisë

Qeveria britanike ka bërë të ditur se i ka dhënë autorizimin Skocisë për të mbajtur votimin, përmes të cilit, për herë të parë nga fillimi i shekullit 18, mund të ketë mundësinë të fitojë pavarësinë nga Britania e Madhe.

Partia Kombëtare Skoceze, e cila mban pushtetin dhe për kohë të gjatë ka bërë fushatë për pavarësi, ka thënë se referendumi do të mbahet para vitit 2016.

Sipas ligjit, vetëm Parlamenti britanik mund të kërkojë votim të detyrueshëm, çfarë do të thotë se për një gjë të tillë duhet t’iu japë autorizimin autoriteteve të Skocisë gjysmë-autonome.

Qeveria britanike do t’ia ofrojë këtë autorizim Skocisë, ka thënë sekretari kryesor i Thesarit, Deni Aleksander.

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ka thënë të dielën se referendumi për pavarësi duhet të ndodhë së shpejti, porse e “kundërshton fuqishëm ndarjen e Skocisë”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni