Braçe: Lotaria kombëtare skandal korruptiv, Berisha ia jep klientëve të tij

Deputetit Socialist Erion Brace ka denoncuar në Parlament, korrupsionin që sipas tij po kryhet me tenderin për lotarinë kombëtare. Brace akuzoi kryeministrin Berisha, se lotarinë po ia jep një klienti të tij, ndërsa kërkoi që ajo të mbetet një monopol i shtetit.

“Shikoni se cfarë po ndodh me atë lotarinë e famshme kombëtare që po konsumohet si korrupsion vetëm gjatë këtyre ditëve. Nuk ka interes publik aty. Interesi i vetëm i Sali Berishës as paratë në buxhetin e shtetit, se 3.5 milionë euro, kur mund të shitet me miliona euro natyrisht që nuk demostrojnë interes publik. Thjesht dhe vetëm interesi i Sali Berishës është ta dërgojë tek klientët e tij dhe kjo tashmë edhe e verifikuar. Ne e kemi ngritur shqetësimin nisur nga interesi publik këtu në Parlament që ajo lotari të mbetet shtetërore. Ne tender dje është paraqitur kompania shtetërore austriake, pra këta të BE-së e paskan standard mbrojtjen e interesit publiok edhe në këtë fushë, kurse ne jo, duhet ta bëjmë privat”, theksoi Brace.

Skandali i licencës së Lotarisë Kombëtare është denoncuar nga gazeta Panorama, duke publikuar letrën që një prej kompanive, pas tërheqjes nga gara, i shkruan ministrit të Financave, Ridvan Bode.

Kreu i kompanisë gjigande të lotarive, “Intralot”, Constantinos Antonopoulos, në një letër dërguar ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe Kryeministrit Berisha, pretendon se kriteret e vendosura për kualifikimin e kompanive për procesin e tenderimit të Lotarisë Kombëtare, paracaktojnë fituesin.

Pas kompanisë “Intralot”, ministrit të Financave Ridvan Bode me një letër ankesë për kriteret e tenderit i është drejtuar në datën 19 qershor edhe Ahmet Sezer, shefi ekzekutiv i kompanisë turke “Inteltek”. Kompania turke thekson faktin se shteti shqiptar do të humbasë miliona euro nga mospërcaktimi i një oferte financiare për tenderin, fakt ky i vënë në dukje edhe nga kompania “Intralot” në ankesën e parë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni