EKSKLUZIVE PËR “PRESHEVA JONË” Në një intervistë akorduar  agjencisë sonë boksieri ynë i njohur shqiptarë, me kampionin botëror të box-it Kreshnik QATO  ka deklaruar se “Do të më pëlqente që të debutoja para çdo publiku shqipëtarë i cili i vlerëson arritjet e mia, por kënaqësi e imja e veqantë do të ishte që një ditë të zhvilloj një meç në Kosovën Lindore edeh ate em një serb ” Titullin e parë ndërkombëtarë ne boksin profesionist e ka fituar me 16 Tetor 2004 në Ukrainë, ky ishte titulli i kampionit për Evropën Lindore EEBA, pjesë e WBA-së. Një sukses i madhë ka qene evenimenti i boksit profesionist që e organizoj në Durrës me 5 Mars 2005, i cili ishte i pari i në Shqipëri që u pranua ndërkombetrisht ku mernin pjesë edhe referë të njohur ndërkombtarë. Këtu fitova titullin “IBC International”

Kushtrim MALIQI

Tiranë,17 qershor/ AIK-Presheva Jonë

           Presheva Jonë :  z. Kreshnik,bashkë me Luanin jeni krenaria e ringut shqipëtarë, çka do të thotë kjo për ju ?

KRESHNIK QATO: Ndjehesh mire kur degjon qe njerezit te vleresojne e per me teper kur te thone qe je krenaria e ringut Shqiptar. Qe te ngjitesh derin ne kete pike te karieres eshte rruge shume e gjate dhe e mbushur me shume pune e seanca stervitore dhe pas gjithe kesaj rruge te veshtire ndjehesh me te vertet mire kur e din qe bashkekombasit e tu te vleresojne!

          Presheva Jonë :   A mund të na flasësh më tepër për sukseset tuaj,ato që si dim ( E dimë që je KAMPION në peshat super të mesme,në arhivën e sukseve ke edhe brezin e artë në IBC,gjithashtu je edhe Boksier i Federatës Shqipëtare të Boxit),duke e ditur se ka shumë qka nuk dim për ty,na thuaj disa prej arritjeve më të rëndësishme që të kanë bërë të ndihesh krenar?

KRESHNIK QATO: Sportin e boksit e kam nisur ne moshe shume te re, në vitin 1992 Qato mora pjesë për herë të parë në Kampionatin Kombëtarë për të rinj ku fitova titullin e kampionit të vëndit. Në vitin 1996 u bëra pjesë e Kampionatit Kombëtarë për të rritur dhe u shpalla në të njejtin vitë boksieri më luftarak i aktivitetit. Pas shkollës së mesme iu përkushtova boksit dhe shumë shpejt kalova në ekipin përfaqësues të Shqipërisë. Në aktivitetin e parë jasht vëndit, e përfaqësova Shqipërinë në turneun e përvitshëm “Doreza e Artë” në Beograd, i fitova të gjitha ndeshjet dhe u shpalla kampion i këti turneu për peshat 67-71 kg. Studimet akademike (dega e boksit) Qato i kryeva në periudhën 1997-2000 në Akademinë e Edukimit Fizik “Vojo Kushi” të Tiranës. Gjithsejt në karrierën amatore kam zhvilluar 65 duele dhe jam shpallur 7 herë kampion i vëndit.

      Titullin e parë ndërkombëtarë ne boksin profesionist e fitova me 16 Tetor 2004 në Ukrainë, ky ishte titulli i kampionit për Evropën Lindore EEBA, pjesë e WBA-së. Një sukses i madhë ka qene evenimenti i boksit profesionist që e organizoj në Durrës me 5 Mars 2005, i cili ishte i pari i në Shqipëri që u pranua ndërkombetrisht ku mernin pjesë edhe referë të njohur ndërkombtarë. Këtu fitova titullin “IBC International” në peshat super te mesme dhe u shpall “Qytetar Nderi” nga bashkia e qytetit të Durrësit. Me 8 Dhejtor 2006 në Londër fitova titullin e kampionit të Anglisë Jugore. Me 3. Mars 2007 në Tiranë, në një organizim tjetër te boksit profesionist fitova titullin EBU-EE që i takon vëndeve jashtë bashkimit Europianë. Me 4 Prill 2008 në Tiranë fitova titullin botërorë në kategorinë e mesme të Federatës WBF. Këtë titull e kam mbrojtur më vonë të Amerikë, në vitin 2009 në Gjermani dhe ne vitin 2010 ne Tirane

         Presheva Jonë :   Me kë jeton Kreshniku, është i martuar, ka fëmijë…?

KRESHNIK QATO: Po, une jam i martuar prej 10 vitesh dhe jetoj ne Londer me bashkeshorten dhe dy femijet e mi Kiristina 9-vjec dhe Nikola 7-vjec.

         Presheva Jonë :    Ke ndonjë mik nga Presheva,ke kontakte me boxier Preshevarë,apo sportistë në përgjithësi?

     KRESHNIK QATO: Fatkeqesisht derin me tashme nuk kam pasur rastin te njihem me ndonje boksier nga Presheva por jam i sigurt qe keni boksiere shum te mire dhe uroj qe ndonje dite te me jepet rasti dhe te njihemi.

           Presheva Jonë :  Cilat janë planet e Kreshnikut për një të ardhme të afërt?   

      KRESHNIK QATO: Nje nder planet e mia per fillimin e sezonit te vjeshtes eshte qe te rikthehem perseri ne ring dhe te ndeshem perseri per titullin e kampionit te botes ne versionin WBF!

          Presheva Jonë :   A do të mund ta kemi Kreshnikun ndonjëherë në mesin e shqipëtarëve në Kosovën Lindore(Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë) ? –

      KRESHNIK QATOPse jo do te me pelqente me te vertet shume pasi cdo sportist e ka nder qe te debutoje perpara njerezve qe i duan dhe respektojne per arritjet e tyre.  Po, në Preshevë kam dëshirë të boksoj me dorza kuq e zi jo me shqiptarë, por me serbë, nesë ka ndonjë atje që të më del përballë…

SHPËRNDAJE