Bjellorusia tha se ka ndaluar hryjen e zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara në përgjigje të sanksioneve të Perëndimit.

BE-ja, së fundmi, ka zgjeruar listën e individëve bjellorusë, të cilëve u ndalohet hyrja në vendet e saj anëtare.

Ajo përfshin emrat e gjykatësve dhe prokurorëve, që kanë të bëjnë me rastet e anëtarëve të opozitës, të arrestuar në protestat pasgjedhore.

Ministria e Jashtme bjelloruse tha se lista e Minskut përfshin “njerëzit që po ndërmarrin masa shkatërruese kundër Bjellorusisë”

SHPËRNDAJE