BERNA:Numri i kosovarëve nuk është rritur në Zvicër, por numri i pasaportave (8.900)

« Në fakt numri i kosovarëve në Zvicër nuk është rritur në Zvicër, por numrii beneficuesve të pasaportave të Republikës së Kosovës prej 8.900 veta sish,  rritje kjo e cila vërehet me zvoglimin e numrit të  « serbëve » në Zvicër prej 10.000 mijë personave,  që në fakt deri dje ishin kosovarë apo të tjerë,. » ka shpjeguar sot për agjencinë kombëatre « Presheva jonë » z.Michael Clauser, zëdhënës i zyrën federale për Migracion (ODR/ BFM) në Bernë.

 

Bernë, 21 shkurt/AIK-Presheva Jonë

Autoritet nga Zyra Federale për Migracion (ODR/ BFM)  në Bernë kanë konfirmuar sot për  agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë » për levizje të reja të statistikave, ngritjen dhe rënien e numrit të qyterëve në Zvciër. Gjatë vitit 2011 numri i të huajve me qëndrim në Zvicër është rritur për 3 për qind. Siq dihet në Zvicër sot jeotnë dhe veprojnë jetonin 1.8 milionë shtetas të huaj, që është afërisht 23 për qind e të gjithë banorëve të Zvicrës.  Sipas z.Michael Clauser. Zëdhënës i zyrën federale për Migracion (ODR/ BFM) në Bernë numri i personave që kanë ardhur të jetojnë në Zvicër gjatë vitit 2011 ka qenë 142.471 veta ose për 8300 më shumë se një vit më parë.

Siç mësojmë nga ODR rritje më të ovshme  ka shënuar numri i shtetasve të Gjermanisë, të Portugalisë dhe të Kosovës. Numri i njerëzve nga Gjermania gjatë vitit që shkoi kanë është rritur për 12.600 veta, i portugezëve për 11.000 ndërsa i kosovarëve, për 8900 veta. Kështu, gjatë vitit të kaluar ka pasur 10.000 shtetas të Serbisë më pak se një vit më parë.  Në fakt numri i kosovarëve në Zvicër nuk është rritur në Zvicër, por numrii beneficuesve të pasaportave të Republikës së Kosovës. Pra, ata kosovarë që deri dje posedonin pasaporta serbe  gjatë këtij viti  numi i qytetarëve kosovarë me keto pasaporta të reja është   8.900 veta,  cka kjo rritje vërehet me zvoglimin e numrit të  « serbëve » në Zvicër prej 10.000 mijë personave,  që në fakt deri dje ishin kosovarë apo të tjerë, ka shpjeguar sot për agjencinë kombëatre « Presheva jonë » z.Michael Clauser, zëdhënës i zyrën federale për Migracion (ODR/ BFM) në Bernë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni