Edhe kur nuk bëhet fjalë për futboll, Silvio Berlusconi nuk mund të mos mendojë për Milanin e në këtë rast për largimin e Antonio Cassanos. Siç raporton shtypi italian, gjatë marrjes në pyetje të Berlusconit nga magjistratët Messineo e Ingroia për kohën e qeverisjes së tij, numri 1 i klubit kuqezi ka gjetur mënyrën për të reaguar ndaj tyre me pak sarkazëm dhe me thumbim ndaj ish lojtarit të tij.“Ingroia, më dukesh magjistrat i ekuilibruar dhe i besuar, por ke një defekt, bën tifo për Interin dhe jo për Milanin. Ju internistët do të pendoheni që morët nga ne Cassanon. Ai është një lojtar që impenjohet pak dhe përçan dhomën e zhveshjes”.

Asnjë fjalë tjetër apo kontestim nga Berlusconi ndaj Cassanos që në prezantimin zikaltër pati falënderuar padronin kuqezi por nuk kurseu asgjë ndaj Gallianit. Por fjalët e presidentit të Milanit tregojnë që raportet mes sulmuesit dhe klubit ishin në minimumin historik dhe ndoshta diçka në dhomat e zhveshjes kishte ndodhur që në sezonin e kaluar.

SHPËRNDAJE