Hipotezat për një pasardhëse grua në drejtimin e qeverisë italiane i është përgjigjur pozitivisht edhe vetë kryeministri aktual, Silvio Berluskoni.

“Përse jo? Nuk do të përjashtoja mundësinë që edhe qeveria italiane të udhëhiqet nga një femër”, tha Berluskoni.

Në një intervistë për mediat italiane, Berluskoni shtoi se do të lërë politikën atëherë kur italianët do të rreshtin së votuari për të.

“Do ta lë politikën kur italianët do të mendojnë se është dikush që mund të më zëvendësojë. Por nuk do të jetë një lider 60 vjeçar, por një i ri. Në qeveri ka plot ministra të rinj që janë mjaft të aftë”, shtoi më tej “Kavalieri”.

Berluskoni foli për situatën politike në vend dhe për pozitat e tij në krye të Italisë vetëm pak ditë pas votëbesimit në parlament, ku kabineti i tij shpëtoi vetëm me 3 vota diferencë. (TCH)

SHPËRNDAJE