Kryeministri i Republikës së Sqhiërisë dr.Sali Berisha sot ka pritur një delegacion nga Lufgina e Preshevës të kryesuar nga Galip Beqiri Kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptar¨ve etnik në Prweshvë, Bujanoc dhe Medvegjë, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

 

Tirtanë, 14 tetor/ AIK-Presheva Jonë

 

Në epiqdnër të bisedimeve mes kreut të shtetit shqiptarë dhe përfaqësuesve nga Lguina e preshvës ishin pos arsimit në gjuhën shqipe në Preshvë, Bujanoc dhe Medevegjë edhe zvhillimet e fundit në rajon,  si bojkotii I regjistrimit, protestat e fudnit të shqiptareve dhe një së rproblemesh që ballafaqojnë popullatën e këtyre tir komunave  të banuara me shunmicë shqiptare. Kryemisstri Berisha ka siguruar ata se qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbështesë popullsinë e këtyre krahinave, në fushën e arsimit, me tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe me aktivitete për trajnimin e mësuesve të gjuhës shqipe. Kur është fjla për arsimin shqip në Luginën të Preshevës edhe z.Berisha sikur edhe shefi i diplomacisë shqiptare Edmond Haxhinasto ka konsideruar Abetaren si një tekst adekuat dhe të përdorshëm për shkollarët e vegjël në atë krahinë në Serbi.

 

Njëkohësisht Salih Berisha  është shprehur se qveria shqipatre do të vazhdoj sikur deri më tani do të mbështetsë studentët nga këto troje, si dhe do të mbështeten nisma të tjera, të arsimit të lartë, duke dërguar pedagoge universitare për të zhvilluar ligjërata dhe kurse afatshkurtra.

 

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Luginës së Preshvës të prirë nga Galip Beqiri falënderuan kryeministrin Berisha dhe qeverinë shqiptare për gatishmërinë dhe mbështetjen e vazhdueshme që tregon dhe parashtruan disa problematika që kanë të bëjnë me arsimin dhe shëndetësinë, me qëllim që edhe kjo krahinë të zhvillohet si gjithë krahinat e tjera.

 

Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kulturor, si dhe respektimin e të gjitha lirive dhe të drejtave që burojnë nga konventat ndërkombëtare, të domosdoshme për një vend demokratik, raprton agjencia informative “Presheva Jonë”

SHPËRNDAJE