Berisha merr pjesë në samitin e PPE, në Bruksel

 

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha mori pjesë sot, në punimet e Samitit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, pjesëtarë të grupit të Partive Popullore Evropiane (EPP), që u zhvillua në Kështjellën Bouchout në Meise të Brukselit.

Gjatë takimeve me pjesëmarrës të këtij Samiti, Kryeministri Berisha i njohu ata, me zhvillimet dhe situatën në Shqipëri, si dhe kërkoi mbështetjen qeverive të vendeve pjesëmarrëse për dërgimin e një numri sa më të lartë vëzhguesish për zgjedhjet lokale të 8 majit, në mënyrë që këto zgjedhje të jenë të sa më transparente.

 

Foto familjare e Samitit të EPP, në Bruksel. 24/03/2011

 

Kryeministri Berisha garantoi kryetarët e shteteve në këtë samit, për përkushtimin e qeverisë shqiptare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjithashtu, kryeministri drejtoi një falënderim me mirënjohje për te gjithë Presidencën e EPP-se, qe mbështeten vendosmërisht Shqipërinë dhe vazhdojnë ta mbështesin atë.

Pas punimeve të samitit, kryeministri Sali Berisha u shpreh për mediat e pranishme:

Pyetje: A besoni se zgjedhjet lokale ne Shqipëri do sjellin ndryshim te situatës politike? Cili është komenti juaj për vërejtjet e opozitës lidhur me listat e zgjedhësve ?

Kryeministri Berisha: Se pari jam këtu ne një Samit, me te rëndësishmin, ku merrnin pjesë të gjithë kryetaret e qeverive të vendeve te BE qe qeverisen nga partitë e qendrës se djathte. Dhe ky ishte një Samit jashtëzakonisht i rendesishem. Ne ketë Samit, lidhur me pyetjen tuaj, pata rastin te njihja te pranishmit mbi zhvillimet dhe situatën ne Shqipëri, te ftoj dhe te kërkoj mbështetjen e tyre me vëzhgues që zgjedhjet e 8 majit të jenë te vëzhguara dhe plotësisht transparente. Dhashe te gjitha garancitë e mia për përkushtimin e qeverise për një proces zgjedhor te lire dhe të ndershëm.

Pyetje: Po listat e zgjedhësve?

Kryeministri Berisha: Në të gjitha qytetet e mëdha qeveris opozita. Me sa shoh unë opozita po ankohet drejt vetes së vet. Unë nuk mund ti nxjerr atij kurrë dyshimin. Njëherë akuzoi 20 000 komisionere, tani akuzon qeveritaret e tij vendore. Këto janë probleme te brendshme te opozitës. Ajo çka unë mund tu garantoj ju është përkushtimi i plote dhe total, një proces zgjedhor te lire dhe te ndershëm.

 

Pyetje:Çfare mbështetje morët ju, nga liderët e djathte dhe nga cilët anëtar do përbehet delegacioni qe do vije ne Shqipëri për te vëzhguar zgjedhjet?

Kryeministri Berisha: Kërkesa ime ne këtë rast ishte qe qeveritë, sepse ODIHR përbehet nga vëzhgues qe dërgojnë qeveritë, ministritë e jashtme, pra kërkesa ime ndaj tyre ishte qe te udhëzojnë ministritë e jashtme respektive për ti dërguar ODIHR-it vëzhguesit, sepse numri i përgjithshëm ka rendësinë e vet. Kjo ishte kërkesa e pare. Natyrisht, unë kam marrëdhënie te shkëlqyera dhe ky ishte një rast për ti falënderuar me shume mirënjohje te gjithë Presidencën e EPP-se, miqtë e mi qe mbështeten vendosmërisht Shqipërinë dhe e mbështesin atë.

Pyetje: E konfirmoi zoti Buzek dërgimin e delegacionit pas ftesës së bere?

Kryeministri Berisha: Presidenti Buzek po shqyrton kërkesën qe i ka bere zonja Topalli. Duhet kuptuar që normalisht, Parlamenti Evropian nuk vëzhgon zgjedhje lokale. Zgjedhjet lokale kane një status më te veçante dhe ato vëzhgohen nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, por përpjekjet po bëhen serioze për te patur edhe një delegacion te PE për te qene te pranishëm ne formën qe e gjykon Parlamenti me te arsyeshme.

Pyetje: Konsiderohet se këto zgjedhje janë vërtet te rëndësishme edhe pse janë lokale nga lideret e djathte?

Kryeministri Berisha: Pa diskutim, çdo zgjedhje është e rëndësishme. Por pata kenaqesine e madhe ti njihja ne mënyrën me te plote, për sistemin e numërimit te Shqipërisë, te cilin Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-se e vlerësoi si me te saktin ne bote. Kjo ishte deklarata qe beri. Një sistem mrekullueshëm për vende qe kane pretendime.

Pyetje: Dhe bazuar ne këtë deklarate te OSBE ju jeni i bindur qe zgjedhjet lokale te 8 majit do sjellin një ndryshim ne Shqipëri?

Kryeministri Berisha: Shqipëria i bën këto zgjedhje duke disponuar tani një nga infrastrukturat me moderne. Ne do bëjmë gjithçka kemi ne dore si qeveri dhe si mazhorance.

Pyetje: Po ne rastin qe opozita nuk do ti njohi?

Kryeministri Berisha: Nuk është qeveria ajo që udhëheq opozitën as dhe i dikton opozitës se çfarë të bëjë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni