Beogradi prezanton targat e reja,nuk e kanë "harruar" Kosovën "e dashur" !

(AIK-Presheva Jone)

Është flitur prej kohësh se Beogradi do të filloj të lëshoj në qarkullim tabelat e reaja sipas kërkesave të bashkimit europian,ku kanë prezantuar edhe ato për disa rajone të Kosovës sic janë rajoni i Mitrovicës me inicialet KM që do të jetë i shënuar nën simbolin e Republikës së Serbisë, ndërkaq rajoni i Prishtinës PR, i Ferizajt UR, etj.


Beogradi gjithashtu ka rritur edhe numrin e kodeve komunale nga 41 sa kishte dhe, duke i përfshirë edhe komunat e Kosovës, tashmë i ka 59 kode komunale, njofton Zëri.

Në rajonet ku tash e sa vite veprojnë strukturat paralele serbe,kanë filluar vetëm se të futen në qarkullim tabelat e reja të Republikës së Serbisë.

Megjithëse autoritetet Kosovare e dinë mjaftë mirë se deri tani kanë dështuar plotesisht për të ndalur qarkullimin(përdorin) e targat e Kosovës, ata janë betuar se në të ardhmen nuk do të tolerohet një gjë e tillë

“Nuk do të tolerojmë që në brendi të Kosovës nga qytetarët serbë të përdoren targa që ka nxjerrë Serbia, ndërkaq në pjesën veriore të Mitrovicës është më problematike që të përdoren mekanizmat e shtetit të Kosovës”, ka thënë Rexhepi.

Ndërsa Oliver Ivanovic, sekretar shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e ka arsyetuar lëshimin në qarkullim të tabelave që ka dizajnuar për Kosovën Beogradi zyrtar. Sipas tij, derisa Serbia nuk njeh shtetin e Kosovës, atëherë është e natyrshme që të kujdeset edhe për lëshimin e targave edhe për Kosovën.

Mirëpo, Avni Zogiani nga organizata “Çohu” ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës, që, sipas tij, jo vetëm që ka dështuar në aplikimin e tabelave të Kosovës nëpër ato lokalitete ku jetojnë serbët me shumicë, por thjesht nuk është angazhuar që të merret me këtë problematikë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni