Beogradi ndëshkon Presheven dhe Bujanocin. Ju zvogëlon buxhetin, pse nuk mbeshtesin kandidatët serb për president

Luginë e Preshevës, 18 mars – Siç bëjnë të ditura mediumet serbe rreth fushatës elektorale presidenciale, që do mbahen më 2 prill, të këtij viti, në Serbi, shteti serb do të ndajë nga 29 milionë dinarë, ose rreth 237 mijë euro, për çdo kandidat presidencial, veç e veç. Ndërsa për raundin e dytë në balotazh, lartësia do të arrijë rreth 1, 3 milion euro!, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Shteti serb i peshon me para të majme kandidatët presidencialë 


Paratë nga buxheti republikan i jepen kandidatëve me qëllim, që të mos varen nga burimet private financiare. Sipas ligjit, këto fonde do të përdorur ekskluzivisht për fushatë elektorale, ndërsa pjesa që mbetet e pashpenzuar duhet të kthehet në arkën buxhetore, mirëpo kjo rrallë ndodh, siç bëjnë të ditura mediumet serbe. Mediet serbe, gjithashtu bëjnë të ditur se kandidati presidencial, i cili e kalon raundin e parë, përveç 29 milionë dinarë, do të marrë shtesë edhe 320 milionë dinarë të tjerë, ose rreth 2.6 milionë euro.

 

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale, ngase nuk kanë kandidat të tyre në këtë nivel zgjedhor, ndryshe edhe nuk i gëzojnë këto mjete të parapara për fushatë zgjedhore. Ndërkaq, qytetarët shqiptarë nga Lugina e Preshevës nuk kanë asnjë motiv për të votuar dhe as për të mbështetur, apo për të përkrahur ndonjërin nga kandidatët për president në Serbi, ngase asnjëri prej tyre nuk ka treguar, as ndonjë interesim më të vogël për problemin e shqiptarëve të Luginës. Metali Krasniqi


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni