Prishitnë 30 prill  -Pas arersitmit të liderit kosovar Ramush Haradinaj  ne aeroport me 4 janar te keitj, viit sot eshtë arrestuar ne aeropprtin e Prishitnës aktivisti i VV Flamur Arifaj, njftopn agjenci a lajmeve “Presheva Jonë”

vv

Sipas VV-së, aktivisti Arifaj është ndalur dhe arrestuar për shkak të aksionit të rrotullimit të xhipave, i vitit 2009, për të cilin rast Policia ka arrestuar disa herë aktivistët tanë, përfshirë edhe vetë aktivistin Flamur Arifaj.

“Me arrestimet e tilla, Policia po dëshmon se është vetëm instrument i pushtetit që ka kapur të gjitha institucionet. Në vend që aktiviteti i saj të jetë për të vendosur rend e ligj në vend, ajo shpesh shkel vetë ligjet, për të përmbushur porositë e klanit kriminal “Pronto”. Duke mos luftuar strukturat paralele që cenojnë shtetësinë e Kosovës çdo ditë, e duke u marrë me raste të aktivistëve tanë – të para disa viteve – që lidhen me aksione simbolike në mbrojtje të Republikës, po vërtetohet se Policia drejtohet nga një skemë e njerëzve që janë vegla të mafiozëve të pushtetit. Kërkojmë që aktivisti Flamur Arifaj të lirohet menjëherë dhe të marrë fund përndjekja e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s.

 

 

SHPËRNDAJE